Gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Lushnjës, kryeministri Edi Rama foli për negociatat për Bashkimin Europian, duke mohuar në mënyrë kategorike se janë bllokuar.
“Nuk është bllokuar asgjë, e keni dëgjuar ambasadorin. Një pjesë e tyre që i thonë këto, i dinë si janë, por janë të ligj, i përbuzin shqiptarët, mendojnë se u ka mbetur ora te “toka e nxanun” dhe “merrni armët”. Nuk e dinë që shqiptarët janë shumë më përpara sesa gazetarët dhe politikanët dhe nuk e dinë që japin ujë në bisht të lugës. I marrin për budallenj, i trajtojnë për mish për top dhe thonë se u bllokuan; nuk u bllokua gjë, sepse janë negociata dhe ato janë bisedime. Ajo që dua të them është që kjo gjë do të ndodhë shpesh”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me fermerët: Bankat deri në 2 mln euro mbështetje, shteti garant! Naftën pa taksa, nuk e ka as BE











