Tirana ka tashmë edhe një hyrje të re e cila çliron trafikun dhe njëkohësisht i vjen në ndihmë një numri të madh banorësh të Komunës së Parisit të cilët janë përfitues direkt nga ky projekt.
Bashkia e Tiranës po merret me kurimin e detajeve të fundit të një prej investimeve më të rëndësishme në Njësinë 5, sikurse është zgjerimi i rrugës “Medar Shtylla” si dhe ndërtimi i rrethrrotullimit.
.jpg)
(Komuna e Parisit në Tiranë)
Krahas ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore dhe asaj në sipërfaqe, është shtuar edhe gjelbërimi si dhe është vendosur sinjalistika e plotë vertikale dhe horizontale për orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe të qytetarëve.
.jpg)
(Komuna e Parisit në Tiranë)
Ashtu siç pati premtuar në qershor kryebashkiaku Erion Veliaj, puna për jetëzimin e këtij projekti ecur me rime te shpejta, ai ka filluar që të japë një impakt pozitiv që në këto momente, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve si dhe duke rritur sigurinë e banorëve të zonës.
.jpeg)
(Komuna e Parisit në Tiranë)
Në këtë zonë, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë duke rikonstruktuar 7 segmente rrugore që shtrihen dhe kufizohen me Rr. “Sulejman Delvina” – ”Medar Shtylla” – ”Skënder Luarasi” – “Grigor Heba” – “Gjik Kuqali”, përfshirë edhe ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, ndriçimin, sinjalistikën dhe gjelbërimin.
-
Fiq,fiq, por nga puna lali dore mos hiq.
Përgjigju -
BRAVO Z ERION POPULLI I TIRANES KERKON TJU SHOHE SI KRYEMINISTER
Përgjigju -
Ne Vjene ju lutem.
Përgjigju -
Po ikni ore me kte propagand si ne kohen e enverit se lat nam fare kush ju beson ne aty kalojm dit per dit
Përgjigju -
Po ikni ore me kte propagand si ne kohen e enverit se lat nam fare kush ju beson ne aty kalojm dit per dit
Përgjigju-
Erioni po punon per te gjithe dhe me mire nga te gjithe,po natyrisht me ustain ne krah.Nje bravo e madhe !
-










Komente
Komento