TIRANË – Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur për publikun shqiptar si “Stresi” është dënuar me tre muaj burg nga Gjykata e Tiranës. Stresi ishte duke u hetuar në gjendje të lirë për akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit të Policisë dhe kundërshtim të forcave policore.
Vendimi u mor këtë të martë nga gjyqtari Arben Micko.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar për këngëtarin e hip-hopit është dhënë 2 muaj burg.
Stresi kërkoi falje publike më 1 korrik për t’iu shmangur dënimit me burg por gjykata vendosi ta dënojë. Ky vendim i gjykatës vjen pas 7 seancash gjykimi.
Stresi pritet të apelojë vendimin e dhënë nga gjyqtari Arben Micko, i cili me vendimin e tij i fali një muaj burg reperit duke i pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndërsa pas arratisjes së tij në komisariatin numër 3 u shkarkuan 7 efektivë policie.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

do kalojë dy muaj në burg">