Nuk ka buxhet, pas Skraparit dhe Përrenjasi mbyll kopshtet dhe shkollat

Pas Bashkisë së Skraparit e cila shpalli pak ditë më parë mbylljen e shkollave, kopshteve dhe institucioneve, edhe Bashkia e Përrenjasit ka shkuar drejt të njëjtit vendim, për arsye se nuk është miratuar buxheti për vitin 2019. Vetë kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira njoftoi se situata është alarmante  dhe të gjitha shërbimet janë të bllokuara.

“Si pasojë e bllokimit të buxhetit, situata aktuale është alarmante pasi kopshtet dhe çerdhet nuk kanë ushqim, zyrat nuk kanë letër dhe bojë, punonjësit nuk kanë me çfarë të punojnë, të gjitha shërbimet janë të bllokuara”

 Rira deklaron se bllokimi i buxhetiti ka ardhur nga Partia Socialiste, për shkak se Bashkia e Përrnjasit drejtohet nga LSI-ja.

“Bllokimi i buxhetit ne bashkinë Përrenjas vjen nga keqdashja e deputetëve të PS Taulant Balla dhe Nure Belba te cilët kane berë presion këshilltarëve të PS për mos miratim te buxhetit. Gjendemi në një situatë kritike që na detyron t’i vëmë kyçin çerdheve kopshteve dhe Bashkisë. Gjithçka është sajese politike për të bllokuar bashkinë Përrenjas që qeveriset nga LSI”, deklaroi Rira.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/02/2019 15:51

    Domosdo sepse duke lene tjetrin injorant, e komandon më mirë!

    Përgjigju
  • twwsaq: 20/02/2019 15:51

    rira ka 1 miliard lek per stadium, po per kopshte ska..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja