Nuk ka dalë nga shtëpia prej muajsh, Reshat Arbana bën vaksinën kundër COVID-19 (VIDEO)

TIRANË- Aktori i njohur shqiptar, Reshat Arbana së bashku më bashkëshorten e tij, kanë marrë dozën e parë të vaksinën anti-COVID. Pas marrjes së vaksinës, çifti është takuar me ministren e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila i ka siguruar që gjithçka do të shkojë mirë. Ndërkohë që çifti ka rrëfyer, se prej frikës së COVID-it, prej muajsh nuk kanë dalë nga shtëpia.

“Jam interesuar për Bacën Reshat”, dëgjohet të thotë Manastirliu, teksa aktori shprehet se është në dijeni për këtë interesim.

Ndërkohë,që prej 11 janarit, vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve në të gjithë vendin. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 5,356 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve

Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve