"Një grua fisnike dhe e rrallë si në gojëdhëna", Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet plot dhimbje të miqve: Ishte 'zemra' e familjes!

Çifti Aferdita dhe Reshat Arbana

Reshat Arbana, një nga ikonat e filmit dhe teatrit vendas ka humbur sot gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten, Afërditën. Lajmin e trishtë e bëri së pari me dije ish-prokurori Shkëqlim Hajdari, mik  prej më shumë se 3 dekadash i familjes. Siç shpjegon, shkas për largimin fizik të Dritës në moshën 79-vjeçare është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ajo vuante prej vitesh.


"Është ndarë nga kjo shtëpi "Lisi", dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, mirësia e Reshat Arbanës që është bashkëshortja e  tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithë neve, miqëve të kësaj shtepie. Teta Drita është ndarë sot nga kjo botë pas një sëmundje të rëndë. Deri sa ish pa rënduar gjendja e saj shëndetësore, jemi takuar, kemi ndejtur, folur e qeshur pa i rënë në sy. Por, në ditët e fundit, nuk gjenim forcën ta takonim as unë, as Mira e as fëmijët e mij, sepse e kemi dashur shumë fort Dritën”, shkruan Hajdari ndër të tjera në mediet sociale.


Publicisiti nga Kosova Agim Sylejmani po ashtu ka ndarë dhimbjen e tij për humbjen e Dritës, siç ai e quan një grua e rrallë dhe bujare.


"Na njoftuan se qenka ndarë nga jeta një grua e mirë, e mrekullueshme, një grua bujare e fisnike, një grua mikpritëse që vetëm nëpër gojëdhëna na ka rënë ta dëgjojmë, Afërdita Arbana, apo siç e thërrisnin shkurt Drita, bashkëshortja e artistit të madh Reshat Arbana. Gjithmonë na priti e na përcolli e qeshur, siç dinte vetëm ajo. Buzëqeshjen e saj do ta ruajmë si një thesar të çmuar në kujtimet tona. Ajo më qepi shenjat e UÇK-së në uniformën që vesha në pranverë të vitit 1999 dhe më përcolli sikur djalin e saj derisa humba në rrugicën e shtëpisë së tyre. Të gjitha këto do i ruaj në thesarin e kujtimeve më të mira të jetës sime", shkruan ndër të tjera Sylejmani, në emër të familjes së tij.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli.: 30/12/2023 21:49

    Respekt e ngushellime per familjen e artustit te madhe Reshat Arbana.Ti rrojne femijet niper e mbesa e te gjithe te dashurit e saje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia