Nuk ka lehtësira, tatimi do
llogaritet mbi gjithë të ardhurat

Nuk ka lehtësira, tatimi do<br />llogaritet mbi gjithë të ardhurat<br /><br>
Ndryshe nga qeveritë e majta, në fushën fiskale qeveria Rama 2 po hyn gjithnjë e më shumë në adoptimin e politikave që zakonisht i ndërmarrin të djathtët, duke nisur me rritjen e të ardhurave nga taksat. Pak para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të këtij viti, në muajin maj, ministri aktual i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, në një takim me sipërmarrjen, prezantoi disa nga masat që Partia Socialiste synonte të merrte, nëse do të mbante pushtetin. Së pari, sipas tij, sipas programit të ri të socialistëve, taksa mbi pagat e larta do të ulej në 18%. Aktualisht, pagat e larta mbi 130 mijë lekë tatohen me 23%. Ky nivel i lartë vlerësohet të ketë nxitur evazionin dhe të ardhurat nga TAP kanë shënuar rënie. Ky tatim prej 23% mbi pagat mbi 130 mijë lekë është më i larti në rajon, teksa të gjitha shtetet fqinjë nuk i tatojnë pagat më shumë se 10%.

Nga ana tjetër, Ahmetaj premtoi se edhe tatimfitimi për kompanitë e softëare-ve do të bëhej bëhet 5%. Një tjetër premtim ishte ulja e dividendit në 6%, nga 15% që është aktualisht. “Do të vijojmë të kemi tatimfitimin në nivelin aktual, por do të ulim në 6% dividendin”, tha Ahmetaj. Këto premtime u plotësuan me të tjera, që kishin të bënin me rritjen e pagave në sektorin publik me 40%, shpërblimin për pensionistët nga 7 deri në 10 mijë lekë çdo fund viti, si dhe hapjen e 220 mijë vendeve të reja të punës.

Por, ndryshe nga katër vjet më parë, kur ndryshimet fiskale u përfshinë menjëherë në Paketën Fiskale të radhës (viti 2014, i pari pas marrjes së pushtetit nga PS për mandatin e parë qeveritar), Paketa përmban të tjera lëvizje,me përjashtim të uljes së tatimfitimit për IT. Qeveria është përqendruar këtë herë tek formula e re për taksimin mbi pronat, rritjen e bazës që paguan TVSH-në, lehtësimin e objekteve turistike, ndërkohë që nuk është përmendur as dividendi dhe as norma progresive e taksimit mbi të ardhurat nga pagat.

Të ardhurat
Por, ministri Ahmetaj ka paralajmëruar dje një tjetër lëvizje, që me sa duket, do të pasojë Paketën Fiskale në një moment të mëvonshëm. Qeveria synon, me anë të saj, të zgjerojë bazën e taksimin progresiv mbi të ardhurat, jo vetëm mbi pagat, siç është aktualisht, por mbi të gjitha llojet e të ardhurave. “Do të përfshijë të ardhurat e integruara në bazë të taksueshme, jo si tani të fragmentuara. Çdo e ardhur do të përllogaritet si një e tërë në periudhë tatimore dhe do t’i vendoset sipër norma”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti socialist Anastas Angjeli. Deri tani, në mënyrë progresive taksohen vetëm të ardhurat nga pagat e të punësuarve, me nivelet: 0%, 13% dhe 23%.

Ndërkohë, të ardhurat nga një qira, dividendi, e drejta e autorit, etj, taksohen 15%. Me formulën e re, një person që taksohet në masën 13%, pasi ka pagë më të ulët se 130.000 lekë në muaj, por veç kësaj merr edhe një qira, tani do të taksohet në bazë të totalit të të ardhurave dhe këtu aim und të kalojë në fashën e 23 përqindëve tatim mbi të ardhurat personale. Pra, nuk do të taksohet 13% paga dhe 15% e ardhura nga qiraja, por totali do të taksohej me një normë më të lartë: 23%.

Taksat
Duket qartë se, ndonëse këtë vit nuk e ka më presionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rritur të ardhurat fiskale, qeveria gjithnjë është e vendosur të mos e ulë barrën e taksave. Por kjo do të ketë një ndikim negativ në mbajtjen larg të investimeve të huaja. Shqipëria dhe Serbia kanë nivelet më të larta të taksave në rajon për vitin 2017, sipas tabelave të publikuara nga Banka Botërore në kuadër të raportit “Të bësh biznes 2018”. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të Bankës Botërore, bizneset në Shqipëri paguajnë si taksa 37.3% të fitimit dhe në Serbi 39.7%. Nivelin më të ulët e kanë Maqedonia dhe Kosova me përkatësisht 13.2% dhe 15%. Serbia dhe Shqipëria kanë të dyja nivel të tatim fitimit prej 15%, ndërsa Maqedonia, Bosnja dhe Kosova e kanë 10%, Mali i Zi 9%. Rreth viteve 2007- 2008, rajoni u fut në një garë të ethshme se kush i ulte më shumë taksat, me synim tërheqjen e investitorëve, duke zbatuar një taksë të sheshtë prej rreth 10%. Por, Serbia dhe Shqipëria zgjodhën të rrisnin sërish tatim fitimin, ndërsa shtetet e tjera vijuan ta mbajnë në nivele të ulëta.

Nga ana tjetër, Shqipëria dhe Serbia janë të vetmet që e kanë nivelin e TVSH-së 20%. Në Mal të Zi, TVSH-ja është 19%, në Maqedoni dhe Kosovë 18%, në Bosnjë 17%.

Kontributet e sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësi janë sërish më të lartat në Shqipëri dhe Serbi, përkatësisht me 15% dhe 17.9%. Vendet e tjera ia ngarkojnë barrën më të lartë të sigurimeve punëmarrësit, ku në Maqedoni psh, sigurimet paguhen tërësisht nga punonjësi (27%), çka ka bërë që bizneset maqedonase të rezultojnë me një normë të ulët të taksave e kontributeve në raport me fitimet. Kontributet më të ulëta i ka Kosova, me 5% secili (punëdhënësi dhe punëmarrësi).

Por, rendimenti i taksave nuk është i njejtë. Teksa Shqipëria dhe Serbia kanë normat më të larta të taksave e kontributeve, shteti serb arrin të mbledhë të ardhura sa 40% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa ai shqiptar ka rendimentin më të ulët në rajon, me vetëm 28% të ardhura ndaj PBB-së. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se taksa që rëndon më shumë mbi sipërmarrjet shqiptare është ajo e kontributeve të sigurimeve, me 16.92% të totalit.Vetëm kontributet janë më të larta sesa gjithë taksat që raportojnë se paguajnë bizneset e Maqedonisë në raport me fitimet. Zëri i dytë që rëndon më shumë bizneset është ai i tatim fitimit, me 14% të totalit.


Shqipëria mban rekord dhe për taksimin e individëve, sidomos atyre me paga të larta. Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali i Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel. Edhe Serbia, që i ka taksat mbi biznesin të larta dhe të krahasueshme me ne, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi i taton me 10%. Serbia taton të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15% duke përjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve që ishin në pronësi të shitësit për më shumë se 10 vjet. Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%-4%, 8%, 10%).

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS