Në të gjithë Europën dhe Emiratet e Bashkuara janë organizuar operacione të vazhdueshme gjatë datave 8 dhe 19 nëntor. Synimi kryesor ka qenë goditja e qendrës së komandës dhe infrastrukturën logjistike të trafikut të drogës në Europë. Gjatë hetimeve dhe operacioneve të kryera, janë ekzekutuar 49 masa arresti me burg.
Të arrestuarit formonin një grup që konsiderohej si “super kartel” dhe kontrollonte një të tretën e trgut të kokainës në Evropë, shkruan Europol.
Këto arrestime janë kulmi i hetimeve paralele të zhvilluara në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me mbështetjen e Europolit për aktivitetet e këtij rrjeti kriminal të përfshirë në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave. Shkalla e importit të kokainës në Evropë nën kontrollin dhe komandën e të dyshuarve ishte masive dhe mbi 30 ton drogë u sekuestruan nga forcat e rendit gjatë hetimeve.
Institucionet e përfshira në aksion
Spanjë: Garda Civile (Guardia Civil)
Francë: Policia Kombëtare (Police Nationale – OFAST)
Belgjikë: Policia Gjyqësore Federale e Brukselit (Federale Gerechtelijke Politie Brussel/Police Judiciaire Fédérale de Bruxelles), Policia Gjyqësore Federale Antëerp (Federale Gerechtelijke Politie Antëerpen)
Holandë: Divizioni Kombëtar i Hetimeve Kriminale të Policisë Kombëtare dhe Njësia Policore e Roterdamit (Nationale Politie - Dienst Landelijke Recherche en Eenheid Rotterdam)
Emiratet e Bashkuara Arabe: Ministria e Brendshme
Shtetet e Bashkuara: Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës
Rezultatet
Spanjë: 13 arrestime + 2 objektiva me vlerë të lartë të arrestuar në Dubai
Francë: 6 arrestime + 2 objektiva me vlera të larta arrestohen në Dubai
Belgjikë: 10 arrestime
Holandë: 14 arrestime në 2021 dhe 2 objektiva me vlerë të lartë të arrestuar në Dubai
Nuk ka strehë të sigurt për bosët e drogës
Kjo goditje e koordinuar dërgon një mesazh të fortë për kriminelët që kërkojnë strehim nga forcat e rendit. Më herët në shtator, Europol dhe Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe ndërmorën një hap të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit të tyre. Një Marrëveshje Oficeri Ndërlidhës u nënshkrua midis të dyve, duke lejuar oficerët ndërlidhës të zbatimit të ligjit të Emirateve të Bashkuara Arabe të vendosen në selinë e Europolit në Holandë.