“Nuk ka politikë të ‘brendshme’, Presidenti çek djeg pantallonat gjigante gjatë konferencës për shtyp

“Nuk ka politikë të ‘brendshme’, Presidenti çek djeg pantallonat gjigante gjatë konferencës për shtyp

Presidenti çek Milos Zeman duke djegur një palë pantallona gjigante boksi

Presidenti çek Milos Zeman, ndoshta një nga politikanët me më shumë ‘ngjyra’ kudo në botë, ka ‘pushtuar’ sërish titujt e mediave në botë, pasi dogji një palë pantallona të shkurtra të kuqe për të shënuar fundin e asaj që njihet si "politikë e brendshme".

Zeman zhvilloi një konferencë të improvizuar për shtyp në kopshtet e Kështjellës së Pragës të enjten, duke ngritur një valë spekulimi në media se ishte i sëmurë dhe se shumë shpejt do të jepte dorëheqjen.

Gazetarët u argëtuan kur panë sesi Presidenti Zeman dogji një palë këpucë të kuqe gjigante në vitin 2015.

"Unë iu kërkoj falje gazetarëve. Ua kam testuar inteligjencën, por si gjithmonë, pa sukses," u tha Zeman gazetarëve.

Presidenti çek më pas vazhdoi të djegë një palë pantallona të kuqe në një zjarr.

Kur pantallonat po digjeshin, Zeman tha se: "Koha e politikës së brendshme ka mbaruar."

Duke ju drejtuar gazetarëve, ai shtoi: "Më vjen keq t'ju bëj të dukeni si idiotë, ju nuk e meritoni. "

Zeman është një veteran i kalitur i konferencave për shtyp. Duke folur për Presidentin rus Vladimir Putin në maj 2017, kreu i shtetit çek i quajti "sipërfaqësor" gazetarët dhe reporterët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s