Nuk ka qenë aq bukur të jetoje
në New York-un e viteve 1900

Nuk ka qenë aq bukur të jetoje<br />në New York-un e viteve 1900
New York sot lakmohet nga të gjithë, mënyra e jetesës, vendi ku ëndrrat bëhen realitet, luksi, aty ku jetojnë e veprojnë elitat. Por ndryshe do të mendonit nëse do të jetonit në vitin 1900, kur emigrantët mësynë Amerikën. Këto fotografi nga History.com tregojnë nivelin e jetesës një shekull më parë.

Imazhet janë kryesisht në  Ellis Island, që u hap në vitin 1892 si një stacion federal për emigrantët dhe u mbyll në vitin 1954.

Miliona emigrantë populluan ishullin gjatë asaj kohe dhe kushtet në të cilat jetonin ishin skandaloze. Nuk është çudi që 40% e qytetarëve amerikanë të kenë pasur pasardhësit nga këta njerëz që shihni sot në foto. Por në imazhe ka shumë nga ata që nuk mundën të jetonin gjatë në SHBA.

Vrasjet shënuan rekord gjatë asaj periudhe kohe, ku në çdo rrugicë, çdo mëngjes do të gjeje një person të pajetë të vrarë shumica nga sherre të çastit.

Shumë prej tyre kishin lënë Botën e Vjetër, (atdheun) për shkak të urisë, varfërisë, luftrave që kishin përfshirë vende e tyre në Europë, persekutimet për shkak të fesë, por me shpresën se jeta do të rinistë në Botën e Re. Ne po ju sjellim një set fotografish nga Bota e Re ku jetuan shumë vite emigrantët në ishullin e New York.

[gallery]19664[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois