'Nuk kam kohë të vdes', Majlinda Nanaj rrëfen në 'Rreze Dielli' betejën e saj me kancerin e gjirit

“Nuk kam kohë të vdes” është gjëja e parë që i ka thënë vetes Majlinda Nanaj kur mësoi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri. Sot pas 5 vitesh betejë, ajo ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv se si e zbuloi dhe u përball me këtë sëmundje.

Unë e kam zbuluar në fazën që kanceri ishte në siperfaqe të lëkurës. E kemi zbuluar rastësisht sepse unë çdo maj beja eko gjiri dhe paptest. I beja për efekt sigurie. Ishte një kokër e vogël sa një thjerrze që prekej me gisht. Sipas rutines tone thashe qe do ishte ndonje gje e parendesishme. Burri këmbënguli dhe shkova për vizite në shkurt te 2013. Menyra si me trajtoi doktori nga ekoja me tregoi se dicka nuk shkonte. Nga doktori në doktor brenda dites, me thonë se eshte kancer i padiskutueshëm. Por se çfare lloji është këtë do ta nxirrte biopsia. U tremba , ka qenë nata më e vështire e jetës. Mendoja vetëm për fëmijët.

Majlinda Nanaj, inspektore në Agjensinë e Trajtimit të Pronave

Kam bërë 8 seanca kimioterapi dhe 25 seanca radioterapi. I humba flokët dhe nuk kam mbajtur as paruke as shall. Më kanë rënë thonjtë, në kimion e 7-të më ra edhe lëkura e shputave të këmbës dhe nuk mund të shkoja dot në tualet, por ecja këmba dorës. Ka të bëjë shumë mbështetja e bashkëshortit në shtëpi. Unë e kuptoja vetë veten, pa flokë, pa qerpikë, pa vetulla, u ktheva në një negativ filmi. E shikoja veten që isha kthyer në një gjë të shpifur. I thosha burrit : aman si më sheh me sy dhe më thoshte : për mua je gjithmonë e bukur. Unë arrija të kuptoja realisht që ai nuk shikonte Majlindën e sëmurë, por shikonte Majlindën energjike që ishte para sëmundjes.

Majlinda Nanaj, inspektore në Agjensinë e Trajtimit të Pronave

Pavarësisht se vijon të përballet me pasojat e sëmundjes, Majlinda tha se nuk do të rreshtë së luftuari dhe foluri, për të frymëzuar e për ti dhënë kurajo të gjitha grave që po përballen me kancerin e gjirit.  

Nuk kam kohë të vdes. Unë prura 2 fëmijë në jetë. Ata fëmijë do ti rris unë , do ti gëzoj unë. Unë e kam ndarë mendjen, fëmijët e mi do ti sjell unë pavarësisht se çfarë mund të më sjellë jeta. Jam në pritje të ndërhyrjes së pestë kirurgjikale dhe prapë nuk dorëzohem. Thirrja që unë i bëj të gjitha grave, vajzave është të duan veten e tyre nëse duan të krijojnë familje të shëndetshme.

Majlinda Nanaj, inspektore në Agjensinë e Trajtimit të Pronave

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)