“Nuk kam shumë kohë”, shuhet eruditi Moikom Zeqo, miqtë rrëfejnë poliedrikun!

Një ndër mendimtarët më të rëndësishëm edhe të rrallë të kulturës sonë kombëtare, eruditi Moikom Zeqo nuk do të jetë më fizikisht midis nesh.
Pas një lufte të gjatë disavjeçare, me sëmundjen e rëndë të leucemisë akute, mjeshtri i fjalës së lirë, u shua mëngjesin e 15 qershorit, në moshën 71-vjeçare.

“Nuk kishte një të dytë. Mjafton të thuash Moikom, edhe s’ka nevojë që të thuash Zeqo. Kushdo e di kush ishte Moikomi, edhe sesa ka bërë për politikën edhe kulturën shqiptare, që të emancipohej në rrugë demokratike. Ishte një figurë e rrallë, një dijetar”, shprehet ish- diplomati Fatos Tarifa.

Kontributi i poliedrikut, i cili u lind në Libohovë, u rrit në Durrës edhe krye studimet e larta në degën e “Gjuhë Letërsisë” në Tiranë, ka qenë i madh, në letërsi, histori, arkeologji, pikturë dhe publicistikë.

“Të flisje, të bisedoje me Moikom Zeqon, dukej sikur shfletoje enciklopedi të tëra”, shprehet publicisti Enver Kushi.

“Është shumë e vështirë që të përmbledhësh jetën edhe kontributin e Zeqos me pak fjalë, sepse ai ka qenë një enciklopedi e gjallë, poet edhe shkrimtar, prandaj Shqipëria ka pësuar një nga humbjet më tronditëse, me largimin e Moikomit në fushën e letrave. Është një humbje që nuk mund të zëvendësohet kollaj në jetën kulturore edhe shkencore, ai përfaqësonte një botë të tërë unike të mendimit edhe gjithëpërfshirëse”, thotë historiani Paskal Milo.

Në intervistën e fundit për “ReportTV”, vet Zeqo teksa rrëfente librin “Fata Morgana” do të paralajmëronte, se nuk kishte më kohë, por vepra që na ka lënë pas në të gjithë zhanret letrarë, më shumë se 100 botime, në poezi, prozë, eseistikë, studimorë, do t’u flasë brezave të tërë pasardhës për kontributin e tij të paçmuar.

 “Ky botim qe pjesë e periudhës së pandemisë në një kuptim. Është pjesë e koleksionit tim të cikleve, që unë kam bërë me poezi, edhe besoj se është plotësim i veprës sime, duke e ditur që nuk kam kohë më për të bërë të tjera”, shprehet ndër të tjera, në intervistën e fundit Moikom Zeqo.

Moikom Zeqo, ka qenë edhe një ndër rithemeluesit e Partisë Socialiste, deputet edhe ministër kulture, edhe pse që prej vitit 2007 nuk u angazhua më në asnjë institucion shtetëror.

“Ai e tregoi se kush ka qenë, ka qenë deputet, ministër Kulture, ka qenë drejtor i MHK, por me ndërrimin e forcave politike edhe shpërballën, por ishte njeri i kërkuar edhe nuk e gjeje kurrë vetëm”, thotë juristi Ksenofon Kristafi.

Shkrimtari edhe studiuesi Moikom Zeqo është doktorant, i vlerësuar me titujt, “Mjeshtër i madh” edhe Urdhërin “Gjergj Kastëriot Skënderbeu”.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale