Gjykata Sportive italiane ka dhënë vendimet në lidhje me futbollistët dhe trajnerët e ndëshkuar për shkak të kartonave dhe sjelljeve anti-sportive që janë regjistruar gjatë javës së 4-ërt të Serisë A.
Vendimi i parë ka qenë fitorja në tavolinë e tre pikëve për ekipin e Romës përballë Kaljarit.

Ndërsa ekipi i Milanit ka qenë më i ndëshkuari, trajneri Masimiliano Alegri është dënuar më një ndeshje pezullim nga gjykata sportive për shkak të sjelljeve anti - sportive ndaj arbitrit në fund të ndeshjes me Udinesen, të cilën Milani e humbi me rezultatin 2-1.

Tekniku është shumë pranë largimit nga kuqezinjtë për shkak të rezultateve shumë negative në javët e fundit. Sakaq, nga futbollistët Maxi Lopez i Sampdorias është dënuar me dy ndeshje, ndërsa Boateng dhe Zapata me nga një ndeshje pas ndëshkimit me kartona të kuq.


(d.b/shqiptarja.com)