Dëshmi të reja kanë dalë në publik kundër artistit amerikan Sean Combs me emrin e artit P Diddy, i cili ndodhet aktualisht i burgosur deri në muajin Maj kur do të nisë procesi gjyqësor ndaj tij. Artisti i njohur akuzohet për mbi 100 raste të shfytëzimit dhe abuzimit seksual, sidomos në festat e tij private që organizoheshin në lokacione të ndryshme në pronësi të tij.
Diddy është akuzuar së fundmi publikisht edhe nga një ish producent i rëndësishëm i muzikës Hip hop, Marion Suge Knight. Edhe ky në qeli së fundmi ka dhënë një intervistë në media ku ka thënë se Sean Combs P Diddy, ka abuzuar me një tjetër yll të muzikës pop, Justin Bieber. Në intervistën e dhënë për The Express Tribune, producenti Knight, ka konfirmuar atë që shumë zëra e dyshonin në mediat sociale.
“Ajo cfarë ka bërë Diddy me Justin Bieber është gjëja më neveritshme në botë”, thotë marion Suge Kngiht në intervistë.
"Nuk më vjen mirë që po e them, por ai e dërgonte Bieberin në udhëtime romantike më miq dhe ortakë të tij dhe kanë kryer marrëdhnëie seksuale me të. Bieber vinte nga një familje e varfër por talenti që kishte mund të shndërronte atë ndoshta në një artis edhe më të madh se Michael Jackson", shton reperi.
Diddy ka qenë mentor dhe bashkëpuntor I Justin Bieber që në moshë të vogël në nisje të karrierës së tij.
P Diddy ofroi një garanci që të qëndronte në liri der isa të vinte momenti I nisjes së gjyqit të tij, por gjykata ia refuzoi atë duke e lënë në qeli. Hetimet ndaj tij flitet se mund të zbulojnë një skandal të përmasave të mëdha në botën e artit në SHBA ku të përfshirë mund të jenë edhe yje të tjerë të televizionit dhe muzikës.