Rikthimi i Neymar në Camp Nou gjatë merkatos së verës nuk ishte vetëm një dëshirë e Barcelonës, por edhe e Lionel Messi-t. Gjithsesi për ‘yllin’ brazilian pati interes edhe nga klube të tjera, diçka e cila ka bërë me zemër Messi-n.
Në një intervistë për radion spanjolle 'RAC1' ‘pleshti’ magjik ka treguar se ishte i friksuar se Neymar mund të shkonte te Real Madrid. Konkretisht Messi është shprehur: “Sinqerisht këtë merkato vere mendova se nëse Neymar nuk vinte te ne do të shkonte te Real Madrid.”
Ndërkohë po në të njëjtën intervistë Messi ka përsëritur se i mungon rivaliteti me Cristiano Ronaldo-n në La Liga.