SHBA - Një grua në Karolinën e Jugut kaloi një natë në burg sepse nuk kishte kthyer një film që kishte marrë me qera 9 vjet më parë.

Sipas policisë lokale, 27-vjeçarja Kayla Michelle Finley kishte marrë me qera një kopje të filmit të Xhenifer Lopez (Monster-in Law) në vitin 2005 dhe që prej atëherë nuk e kishte kthyer kurrë.

Dyqani ku 27-vjeçarja kishte marrë filmin ka disa kohë që është mbyllur, por pronari i saj kishte kërkuar urdhër arresti disa vite më parë. Kayla u arrestua pikërisht në stacionin e policisë, pasi ajo kishte shkuar aty për një çështje tjetër.

Nga dokumentat u verifikua se ndaj 27-vjeçares kishte një padi nga pronari i dyqanit ku kishte marrë me filmin me qera, kështu që e kaloi natën në burg.

Pasi doli nga izolimi, ajo u shpreh se ishte larguar jashtë shtetit dhe kishte harruar të kthente filmin. "Unë nuk jam një kriminele", tha Kayla.  
 

(v.gj/shqiptarja.com)