Nuk miratohet buxheti në Prrenjas, probleme në kopshte dhe çerdhe

Mos miratimi i buxhetit nga bashkia e Prrenjasit ka hapur probleme në funksionimin e kopshteve dhe çerdheve. Sipas prindërve ka një muaj që fëmijëve ju japim bukë me vete pavarësisht pagimit të kuotave mujore.

Megjithëse kanë paguar kuotat mujore që fëmijët të marrin ushqimin e nevojshëm në kopshtet dhe çerdhet e Prrenjasit, prindërit kanë gati një muaj që i nisin fëmijët me bukë me vete. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të mos miratimit të buxhetit në këtë bashki nga ana e anëtarevë të këshillit. 

Ndërkohë disa ditë më parë prindërit që dërgojnë fëmijët e tyre  në këto çerdhe e kopshte kanë protestuar përpara Bashkisë Prrenjas , por edhe kjo formë nuk ka çuar në gjetjen e gjuhës së përbashkët mes këshilltarëve.

Bashkia e Prrenjasit deri tani ka thirrur dy herë mbledhjen e Këshillit por në të dyja rastet ka dështuar miratimi i buxhetit. Këshilltarët e PS kanë deklaruar se nuk e votojnë buxhetin pasi është i jashtëligjshëm.Për këtë çeshtje ka ndërhyrë edhe prefekti i Elbasanit por situata nuk ka marrë asnjë  zgjidhje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale