Policia e Korçës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për Bledi Hoxhallarin, administrator pasi dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së aksit rrugor “MaliqLozhan”.

Kjo situatë ka sjellë rrezik dhe vështirësi për të gjithë ata që lëvizin në këtë segment rrugor.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas, me detyrë administrator, nëpërmjet operatorit ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Maliq–Lozhan”, dyshohet se nuk ka ofruar shërbimin e pastrimit dhe kriposjes së këtij aksi, duke sjellë rrezik dhe vështirësi për përdoruesit e rrugës", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.