Nuk mjaftohen me zbulimet në Hënë, indianët do të nisin misionin e parë hapësinor drejt Diellit

Nuk mjaftohen me zbulimet në Hënë, indianët do të nisin misionin e parë hapësinor drejt Diellit

Aditya-L1

Një raketë gjigante do të lëshojë nga një ishull në bregun lindor të Indisë Aditya-L1, më 2 shtator nga ku do të nisë misionin e parë drejt Diellit.

Pas misioneve hapësinore në planetin hënë, India po synon të zbulojë misteret e “topit të zjarrtë”, i cili ka rezervuar shpeshherë eksplorimet dhe kërkimet nga fqinjët e largët të Tokës.

Organizata e Kërkimeve Hapësinore në Indi bërë të ditur se më 2 shtator do të nisin misionin e parë drejt Diellit.

Anija kozmike që do të niset drejt Diellit është parashikuar të udhëtojë 1,5 milionë milje për të studiuar erërat diellore, të cilat mund të ndikojnë tek astronautët dhe teknologjia.

“Aditya-L1” do të vendoset rreth pikës “Lagrangiane 1” (L1) të sistemit Diell-Tokë, duke e lejuar anijen të vëzhgojë gjatë gjithë kohës Dielli.

L1 është një zonë në hapësirë ​​ku graviteti i diellit dhe i Tokës balancojnë njëri-tjetrin. Zona hapësinore është gjithashtu orbita e NASA-s dhe Observatorit Diellor dhe Heliosferës të ESA-s, që qëndron në atë hapësirë që prej vitit 1996. Ky mision vlerësohet se kushtoi rreth 1,27 miliardë dollarë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!