India vendi mistik, që po futet fuqishëm në erën e globalizimit!

India vendi mistik, që po futet fuqishëm në erën e globalizimit!

India është një nga vendet më mistike në botë, I njohur për historinë e lashtë për fenë hindu, për jogën por edhe për problemet për shkak të numrit të lartë të banorëve, 1.4 miliard.

Gjithmonë kisha dashur të udhëtoja atje, por azia nuk është një vend I afërt dhe pregatitjet për një udhëtim të tillë kërkojnë kohë.

E megjithatë një qasje shumë pozitive nga ministria e jashtëme Indiane për të ftuar një grup gazetaresh nga Europa Lindore dhe Juglindore, ishte një mundësi e mirë për të vizuar vendin mistik.

Udhëtimi nuk ishte I gjatë, megjithë imagjinatën se distanca është shumë e largët.

Zbresim në Nju Delhi, klimë  e ngrohtë ndryshe nga Europa që të ftohtin e ka edhe te njerëzit.

Pas akomonidimit një shëtitje te Portat  e Indisë një monument I bukur me shumë domethënie. Shumë të rinj dhe mosha të ndryshme po shijonin pasditet e asaj dite. Kështu bëmë dhe ne! Ndryshe nga rrjetet sociale, India ka një kulinari shumë speciale me ushqimet pikante dhe bryanin e famshëm, vlerësimi im është maksimal.

Në rrjetet sociale ka një propagandë të frikshme për keq kundër ushqimit indian, por nga afër situata është krejt ndryshe, shija e ushqimeve është ndër më cilësorët.

Dita e dytë e udhëtimit, vijon me një takim shumë të rëndësishëm.

Me të rëndësishmin do ta quaja me ministrin e  Jashtëm Indian zotin Subrahmanyam Jaishankar që na shpalosi pikat kryesore të diplomacisë indiane. Kashmiri është shqetësimi kryesor që India ka, një padrejtësi sipas tyre e shtrirë në dekada, por India ka zgjedhur të qëndrojë brënda kornizës së ligjit ndërkombëtar, si mënyrë e vetme për të qenë konseguent për një zgjjidhje përfundimtare.

 Shumë kolegë nga vendet e Europës Lindore, më të drejtë ngritën shqetësimin e mos aplikimit të sanksioneve ndaj Rusisë.

 Por ministri  Jaishankar dha argumentet se interesi I vendit të tij është I qartë, duhet që të respektohen ligjet ndërkombëtare. Ukraina dhe integriteti i saj territorial janë të panegociueshëm, për qeverine Indiane. Por ata nuk janë konsultuar për sankionet!

 India nuk është sekret, nuk ka asnjë interes për sankione, në atë anë të botës prespektiva e një rreziku rus nuk ekziston!

 As frika!

 Ndërkohë politika për zero probleme me fqinjët është ylli polar i Indisë, dhe pavarësisht konfliktit me Kinën, India ja ka arritur të ruhet ndaj provokimeve që kanë patur dhe shumë viktima.

 Në konsideratën time ministri Jaishankar është një diplomat karizmatik dhe elokuent, që di ti arsyetoj mirë qëndrimet e vendit të tij.

Dita e dytë e takimeve, vijoi me ministren për Ujit e Pijshëm dhe të Teknologjisë, 2 sektorë vital në Indinë e pafundme që kanë ndryshuar shumë në 10 vitet e fundit, padyshim me drejtimin e kryeministrit të Indisë zotit Narenda Modi.

Ndaj tij ka shumë kritika por kur viziton Indinë, shikon që sa e rëndësishme është për një vend gjigand pasja e një kryeministri me vizion që e ka çuar vendit dikur ndër më të varfërit në botë, në 5 ekonomitë me dinamike të kohës, dhe me ambicie të madhe për të ardhmen.

Taj Mahali është një mrekulli, që në foto të mrekullon, ndërsa nga afër është magjike, mermer dhe gdhendje milimetrike të shtrira në oaz gjelbërimi!

Ditët kaluan shumë shpejt, mikëpritja ishte fantastike, njerëz të buzëqeshur dhe këndshëm dominonin kudo! Hyderabad një tjetër qytet me shumë bukuri dhe histori mbresëlënëse. Një kështjellë e njëjtë me legjenda indo persiane.

 Aty shikoje stacionin e lëshimit të raketave “Skyroot” që u bë e famshme me lëshimin e raketave “Vikram” 1, 2, dhe 3.  Pa harruar dhe vendin ku bëhet filmat e famshëm të Bollywood një eksperiencë unike në një zonë që ngjason me një qytet gjigand në mes të asgjëse.

Me interes ishte vizita në universitetin Indian të Biznesit, një institucion ndër më të vlerësuarit në botë por edhe ndër më modernët që kam vizituar.

Padyshim India ka dhe problemet e saj që lidhen me varfërinë, probleme që pranohen edhe nga vetë politikanët, por janë probleme që po punohen për tu zgjidhur, varfëria është një fenomen që nuk zgjidhet shumë lehtë.

Por unë besoj se India me kryeministrin Narenda Modi I ka mundësitë për ta zgjidhur dhe për ta ulur. 

Për të gjithë atë që më pyesin, kam një përgjigie vizitojeni Indinë, ka shumë për të mësuar.

E ndërsa më pyesin çfarë pe, unë ju them, nuk ka vetëm një Indi, por shumë të tilla të bashkuara në një. Namaste!

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite