Ilir Meta ka njoftuar nga qelia këtë të martë se ka firmosur udhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit në Partinë e Lirisë.
Nuk dihet nëse Meta është nxitur për këtë urdhër nga fakti që Partia e Lirisë nuk arriti t'i mbledhë votat e mjaftueshme për të hyrë në parlament, apo nga rezultati i dobët i kësaj force politike në mbarë vendin
“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,
Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.
Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore”,- njofton Meta në rrjetet sociale.
Ilir Meta garoi në listën e hapur të PD-ASHM për Qarkun Tiranë, ku mori 7981 vota, jo të mjaftueshme për të hyrë në parlament, pasi koalicioni fitoi vetëm 13 mandate në këtë qark, duke i dhënë mundësinë vetëm Jorida Tabakut të rizgjidhet deputete, si më e votuara e listës së hapur.
Ndërsa në rang vendi, Partia e Lirisë llogaritet t'i ketë dhënë koalicionit të Berishës rreth 26 mijë vota.
K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
54.4%
-
Keq
33.7%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Hidrovorët si inceneratorët', Meta reagon nga qelia për përmbytjet: Rama nuk bën vepra, por grabitje publike
10 Janar, 15:25
-
Tregu i ish-Uzinës së Dinamos u shkrumbua nga zjarri, policia: Shkak i flakëve, një shkëndijë elektrike
10 Janar, 13:08
-
Përmbytjet në Gjirokastër, reagon Partia e Lirisë: Pasojë direkte e keqqeverisjes!
10 Janar, 12:42
-
Zbulohet magazina me veshje kontrabandë në Kamëz! Pranga 46-vjeçarit turk, një në kërkim! Nis hetimi për 3 punonjëse (EMRAT)
10 Janar, 10:58
-
Vrasje në tentativë, trafik droge e dhunë në familje! Policia arreston 5 persona në Tiranë dhe Krujë
10 Janar, 10:28
-
KLP emëron Arens Çelën drejtues të Prokurorisë Tiranë, Altin Dumani angazhohet si ekspert në Kosovë
9 Janar, 19:51
-
Tiranë/ Grabiti nën kërcënimin e thikës 90 mijë lekë në marketin në Yzberisht, arrestohet autori (EMRI)
9 Janar, 14:13
-
'Izoluam flakët, shpëtuam objektet e tjera', drejtori i Zjarrfikëses për zjarrin te tregu i ish-Uzinës DInamo: Nëse do ndërhynim brenda kapanonëve, rrezikohej jeta e punonjësve
9 Janar, 13:37
-
Mbahet ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, kush janë fituesit
9 Janar, 12:41
-
Procesi për Saimir Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Gjykata e Lartë ndryshon relatorin e çështjes
9 Janar, 12:02
-
Zyrtare/ Nga Tirana te Partizani, Agim Ibraimi është drejtori i ri sportiv i 'Demave të Kuq'
9 Janar, 11:31
-
‘S’është ngjarje aksidentale’, Erisa Xhixho reagon ashpër për zjarrin te tregu i ish-Uzinës Dinamo: Pasojë e braktisjes totale të tregtarëve
9 Janar, 11:15
O ilir qe vetem I lire nuk je laj kembet atit gjakqiri berishe qe fute 4 kepusha ne parlament se ti dhe partia e sumes do ishte harruar!e pe sa te vlen lekura!!
Përgjigju