Tijjani Reijnders befasoi këtë merkato vere, duke u transferuar nga Manchester City në drejtim të Arabisë Saudite. Mesfushori i cili shkëlqeu te Milan, por që nuk bindi kurrë te anglezët, i kushtoi Al Qadsiah më shumë se 60 milionë euro.
Më shumë se për City-n, tifozët u befasuan nga vetë futbollisti, pasi pritej që ai të këmbëngulte për të demostruar aftësitë e tij. Sidomos edhe për faktin se nuk ishte në fundin e karrierës së tij, por 27 vjeç. Për këtë transferim sëfundmi ka folur vetë futbollisti, i cili për mediat në Holandë, teksa është grumbulluar me kombëtaren, ka deklaruar se nuk mund të refuzoheshin 20 milionë euro në sezon pagë nga Arabia Saudite.
“Kur të ofrohet një pagë e tillë... thjesht provo të thuash jo,”-tha fillimisht Rijenders.
“Të gjithë mund të mbajnë qëndrim moralist duke thënë ‘unë s’do ta bëja kurrë këtë’... por jam mjaft i sigurt se shumica e njerëzve do ta pranonin. Bëhet fjalë për para që mjaftojnë për breza të tërë dhe nuk mund ta refuzosh diçka të tillë. Sigurisht, kisha një pagë të shkëlqyer te Man City, por këtu po flasim për shuma parash që janë pothuajse të pamundura për t’u refuzuar.
Kur të përfundojë karriera ime si lojtar nuk dua të punoj më. Sigurisht, ndoshta nuk do të më duhej të punoja më as pas kontratës me Man City-n, por ky kalim më mundëson të siguroj të ardhmen e familjes sime dhe të brezave të ardhshëm. Nuk do të gënjej për këtë. Duke nënshkruar këtë kontratë, mund të sigurohem që edhe nipërit e mi të jenë financiarisht të mbrojtur…,”- ka pranuar me sinqeritet Reijnders.
Pavarësisht se luan në Arabinë Saudite Rijenders ka marrë ftesë në debutimin e Xavi Hernandez te Holanda.









Komente
Komento