'Nuk mund t'i uroja duarbosh', Veliaj: 150 milionë lekë shpërblim për lojtarët dhe stafin e ekipit të Tiranës (VIDEO)

Veliaj ka mbajtur premtimin e bërë dje ku thonte se do të akordonte një shpërblim për ekipin e Tiranës që u shpall kampion në Superligë. Sot bashkia e Tiranës në mbledhjen e këshillit bashkiak ka miratuar këtë shpërblim, ndërsa Veliaj thotë se nuk mund ta uronte fituesin duarbosh.

“Ky shpërblim do të shkojë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për ata 11 që zbresin në fushë. Pavarësisht se është një ekip kryesor që del në fushë, ky është vendimi i parë me një urim të përzemërt për Tiranën. E di që shumë veta thoshin dje pse s’ka bërë urim Lali Eri si ca politikanë të tjerë, por politikanët e tjerë ndoshta fjalët i kanë të tepërta, kur flasim ne të bashkisë, urimet nuk bëhen me duart bosh, por me duart plot, teksa bëmë edhe një analizë me klubin se çfarë do të ishte një shpërblim i arsyeshëm.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që kupa e Kampionatit, trofeu vazhdon dhe rri në Tiranë pas Partizanit vjet. Kjo është arsyeja pse i kam propozuar Këshillit Bashkiak që ne të japim një shpërblim 150 milionë lekë, që është ndoshta shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga një Bashki për një trofe dhe për ekipin e futbollit ku Bashkia në fjalë është aksionere,”- theksoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës është aksionere me 36% në ekipin e Tiranës.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kot fare: 22/07/2020 16:26

    Ne vend te besh nje shkolle apo nje cerdhe apo nje kopesht ketej nga bulevardi I ri ne Yzberisht ti shkon e ben dhurata. Nuk je votuar te besh dhurata per nje klub futbolli qe fiton nje kampionat ku shqyhen duke vene baste duke fituar para si dhe te shpifur qe nuk ia vlen ti shohesh. Dhuratat beji nga xhepi yt dhe jo nga taksat tona.

    Përgjigju
  • FKCF: 22/07/2020 11:22

    Ore legen me taksat tona tall bythen ti. 150 mil kishe asfaltuar rruget ne astir se na mbyti plihuri, rrac muti

    Përgjigju
  • shqiptari: 22/07/2020 11:20

    DUARBOSH? Po pse te kujt i ke parate,te mamase tende apo te gruas? Kush ta jep te drejten te besh c'te duash me taksat tona more KOPIL I ZGJEDHUR me 5% te votave te kryeqytetasve? Duhet REVOLUCION se keta plehra kane zaptuar cdo gje dhe po bejne cfare u don qejfi.

    Përgjigju
  • Populli: 21/07/2020 23:07

    O legen burre po ti do tbesh si i mire me taksat e qytetareve.me leket tona?kush ta jep te drejten ty te dhurosh ate qe nuk eshte e jotja.dhuratat beji me xhepin tat e jo me leket e taksapaguesve o burre pa mendere o barbon o zdroms

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2020 21:15

    Z.E.Veliaj, megjithese jam dakord me ju qe sportistet duhet te merrnin nje dhurate per fitoren nga bashkia ,prape mendoj qe eshte nje shume mjaft e madhe.Dhurata te ishte pak me e vogel,pasi skuadra Shumen me te madhe te shperblimit do ia jape F.SH.F.sponsoret dhe pronaret.Do ishte me mire qe ju te ishit me I kursyer ne kete rast dhe ato para ti perdornit me mire per shlyerjen e borxhit qe Tirana ka ndaj shtetit,qe me sa kam lexuar eshte me I larti ne shkalle republike ne krahasim me bashkite e tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës