Nuk na e ka borxh 'Amelika, Amelika" dhe as "Europa k**** e motit'

Nuk na e ka borxh 'Amelika, Amelika

55 miliardë dollarë kanë harxhuar USA dhe aleatët në 1999 për të çliruar Kosovën. Në vitet në vazhdim janë harxhuar rreth 2 miliardë dollarë në vit për misione ushtarake, policore, ndihme etj. 100 miliardë dollarë në total e shifra sa vjen e rritet.

100 miliardë dollarë që ne të bëjmë simbolin e shqipes dhe të bëjë trimin në rrjetet sociale nderkohe që nuk kemi as takat e as dëshirë të ngremë një ushtri për të mbrojtur veten. Kosovën e mbron NATO, kurse Shqipërisë ajrin ia mbron greku dhe detin italiani.

100 miliardë dollarë nga 1999 e kendej.

Nuk na e kanë borxh. Se janë shumë që thonë që Europa na e ka borxh se na coptoi në 1913.

Nuk na e ka borxh.

Në 1912 morëm pjesë në luftë në krah të ushtrisë otomane dhe e humbëm luftën dhe si rrjedhojë do paguanim me copa territori ashtu siç e kanë paguar para nesh çdo shtet Europian kur humbte luftën. Nuk e kishin inatin me ne.

Ashtu ishin rregullat e lojës. Luftuam dhe humbëm. Kur Ismail Qemali ngriti flamurin vetëm Vlora me rrethinat nuk ishin kapur nga fqinjët. Kështu që me tepër se të na ketë borxh Europa ne, i kemi në borxh Europes që na dha territor me të madh se qarku i Vlorës.

Meqë sot është dita e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është mirë të kujtojmë dhe diçka tjetër. Lidhja u mbështet nga otomanet si mekanizëm për të mbrojtur tokat e Perandorisë Otomane. Shumica e pjesëmarrësve të saj ishin bejlerët besnike të Sulltanit.

Ishin vetëm disa shqiptarë patriote qe kërkonin Shqipëri të pavarur, por shumica nuk donte. Në fund kur Lidhja u bë bezdi per Sulltanin një pjesë e mirë bejlerëve e braktisën dhe sulltani nisi trupat ndaj shqiptarëve që mbronin Ulqinin.

Është mirë të njohim veten dhe të jemi të ndërgjegjshëm për mangësitë tona për të krijuar një copë shteti funksional që të mbrojë veten minimumi nga fqinjët, para se të fryhemi e të bëjmë trimin në rrjetet sociale.

Nuk na e ka borxh "Amelika, Amelika" dhe as "Europa hej k.... e motit".

Përkundrazi. Jemi në që ua kemi borxh që na ka dhënë një copë territori ku të jetojmë, se vetë kemi qenë të paaftë ta bëjmë.

Të jemi të ndërgjegjshëm për këtë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kovaçi: 10/06/2023 13:03

    Ky djali e ka mesuar arabisht historine tone. Harron ky qe shqiptaret jane autokton ne keto troje, qe nga Iliret dhe sllavet jane dyndes, pra jane shume me vone se ne. Amerka ka merten e arritjes te krijimit te shtetit te Kosoves, por edhe per kete eshte derdhur gjak shqiptari. Shqiperia ka qene e perber nga kater Vilajete. Prandaj meso historine e hershme dhe pastaj shkruaj dhe jepi secilit hakun . Ne se je shqptar duaje vendin tend dhe mbroje ate e mos shkruaj kodra mbas bregut. Ne u jemi mirenjohes miqve tane qe ndhmojne kauzen tone per liri dhe do dime ta mbrojme vehten. Ne 1949 ne kufirin me greqine eshte bere luft per mbrojtjen e trojeve tona. Por me duket nuk e ke lexuar fare historie tone ose keshtu te kane paguar per te shkruar.

    Përgjigju
    • Bato: 10/06/2023 14:20

      Mire autori qe shfaq injorancen e tij fyese por media qe i jep hapsire!? Apo pse jo kur flet megainjoranti Rama pse mos te tjeret..

  • Alb: 10/06/2023 12:24

    Rreziku i shqiptareve ashte vete shqiptaret mes njeri tjetrite. Jena rrac e keqe

    Përgjigju
  • e drejta: 10/06/2023 11:36

    MORE endri tafanovic ku i ke mesuar keto genjeshtra ne shkollat serbe...maskara gojendyre

    Përgjigju
    • Osmen: 11/06/2023 23:23

      Endri,endri ,çfarë është ky ,barinjve të dhive tu marrë të keqen se ata të shesin e të blejnë për histori e politikë ,ky tipi nuk mund të dërgohet as me lopë se ti humbet .Ky është nga ata që rrojnë si patronazhistë të partive pa bërë asnjë punë

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE

Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE