Nuk na e mbante të shkonim në Theth, Valbonë a Vlorë! Sot flasim për turizëm në Shqipëri

Nuk na e mbante të shkonim në Theth, Valbonë a Vlorë! Sot flasim për turizëm në Shqipëri

Grup polifonik shqiptar

Nëse disa vazhdojnë të jenë mosbesues me forcën e madhe që fsheh një vend si Shqipëria, ka akoma disa elementë të cilët, nëse i kanë anashkaluar, mund t’i kthejnë sytë e t’i shikojnë dhe veshët, t’i dëgjojnë. Me shirat e këtyre ditëve, vera e bukur plot miq nga çdo cep i largët i globit duket e lënë pas, por për asnjë çast të mos besojmë se me të vërtetë nuk jemi në një rrugë ku dalëngadalë, si shqiptarë, po zbulojmë sekretet, thesaret e fshehta të tokës tonë dhe virtytet e njerëzve.

Disa, me të drejtë, ankohen dhe kritikojnë, të tjerë mbulojnë dhe gëzojnë; incidente (disa tepër të rënda) ndodhën edhe këtë sezon, por ama, secili nga ne nuk mund të mos shohë dhe pranojë ndryshimin: Ku ishim dhe ku jemi? Nuk e njihnim ne vetë Shqipërinë! Nuk na e mbante të shkonim në Theth a në Tropojë, në Tepelenë a në Vlorë. Por dalëngadalë, çdo gjë po merr vëmendjen dhe dritën e duhur, duke nxjerrë në sipërfaqe atë që kjo tokë dhe këta njerëz “fshehin” në thellësi.

Në Labëri, për shembull, fshihet një sekret shqiptar, kjo tokë e mistershme që nuk kuptohet në është bregdet a malësi, në janë toskë a janë gegë, në të vërtetë, aty jemi të gjithë bashkë.

Sekrete të tjera fshihen te kostumet tona popullore: Nuk ka mundësi që një popull i aftë të thurë xhubletën, të qëndisë dimiqtë, të stolisë fustanella e jelekët, e çdo veshje popullore nga Veriu në Jug, të mos ketë brenda gjithë bukuritë. Nuk ka mundësi që një popull, që di të krijojë tingujt marramendës të polifonisë, harmoninë dehëse të zërave, të shpirtrave, të mos ketë brenda vetes gjithë bukuritë e botës. Shqipëria ka akoma më shumë, i ka të gjitha mrekullitë të qendisura në kode, figura, toteme, stoli. I nevojitej së pari pak qetësi, shumë punë dhe sidomos liri.

Nëse disa vazhdojnë të mendojnë se e gjitha sa ndodhi këtë verë ishte propagandë, rastësi, çmime të ulëta apo kushedi çfarë magjie, me siguri gabohen. Atyre u themi: Merrni pak kohë dhe qëndroni mbi qëndismat e nënave tona, merrni pak kohë dhe dëgjoni këngët e të parëve tanë. Aty do ta kuptojmë që ende nuk kemi dalë përpara botës me të gjithë shkëlqimin që shqiptari di të krijojë. Urojmë, të jemi sa më shumë e ta kuptojmë, se si fillim, jemi në një rrugë të mirë, por për të arritur tek perfeksioni i qëndismave, apo vibracionet “jashtëtokësore” të polifonisë, kemi ende për të bërë në përmirësimin e vendit dhe të jetës tonë. Më të mirët kanë nisur që tani, të bëhen gati e të ofrojnë edhe më shumë, në sezonin e ardhshëm turistik.

Grup polifonik shqiptar
 

 

a.m./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Supaxhiu: 30/08/2023 14:31

    Nje prej artikujve te bukur qe lexoja dhe me ben te ndjehem krenar si shqiptar.Kemi gjithcka nga veriu ne jug,na mungon pak rritja ekonomike dhe do te ishim endra e cdo evropiani.Vetem injoranti S,Berisha tentoj dy tre her ne zgjedhje te ndaj jugun nga veriu por doli bllof.E Dua vendin tim

    Përgjigju
  • Albanian Arberesh Arnavut Arvanites: 30/08/2023 11:35

    In Labëri's lands where secret skies unfurl, A mystery that even time can't break. Where mountain meets the sea in twirls and swirls, Where all are one, for one united sake. Our folklore clothes, each stitch a whispered tale, From xhubleta sewn to dimiq spun, In every thread, in every woven trail, Our beauty shines, as constant as the sun. In haunting notes of polyphony, The deep harmony of voices share, A mirror to our complex history, And all the beauty in the world we bear. If some believe this summer was but chance, Propaganda, or some magical trance, We say: stand still and listen, take a glance, On our ancestors' work, in songs and dance. Not yet have we displayed to all the world, The brilliance that within our spirits twirled. The road is good, but still, there's work to do, For perfect art and life anew. We hope we understand this is a start, To elevate our country, and our art. The best have now begun to prepare, For the tourist season in the air. So let's unite, and in each other find, The strength to improve our nation and our kind.

    Përgjigju
  • vali: 30/08/2023 09:39

    ke te drejte Alba, por kultura e qendestarise se veshjeve tradicionale, folklori, poli dhe iso-polifonia etj zhanera duhet te mbeshteten dhe te promovohen, ndryshe do te shkojne ne zhdukje perfundimtare. ne Greqi, me kujtohet ne resortet turistike kishte nje mbremje muzikore (folkrorike) cdo 10 dite e perserisnin me kenge dhe valle te tyre ku performonin artiste lokale dhe perfshinin ne kercime dhe turistet. kete duhet te bejne si fillim edhe keta pronaret e resorteve tona qe per fatin tone te keq jane njerez qe vijne nga bota e malavites dhe mendojne qe jane te zote edhe ne administrim te biznesit. nejse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!