Nuk ndalen çmimet, 1 kg spinaq shkon në 250 lekë! Dikush merr perimet e hedhura në kosh, qytetarët: S'kemi lekë të blejmë! Tregtarët: Puna ka rënë në zero

Shpenzimet e mëdha gjatë festave të fundvitit, si dhe rritja e çmimeve ka bërë që qytetarët të shtrëngojnë xhepin në këtë fillim viti. Tregtarët thonë se shitjet janë në minimum, ndërsa nga ana tjetër qytetarët pohojnë se çmimet janë të papërballueshme. Zgjidhjen për t'i mbijetuar çmimeve, ka qytetarë që e gjejnë në rrugë të tjera.

“Si sivjet nuk ka bërë vaki ndonjëherë. Vetëm me 31 dhjetor ka pasur pak shitje dhe pastaj zero. Kastraveci, patëllxhani, speci janë të shtrenjta sepse është stina, kurse gjërat e tjera janë përtokë”, thotë një tregtare.

“Ne si pensionistë eh, jo por ça të bëjmë”, thotë një pensioniste.

Një qytetar thotë se çmimet janë katastrofë dhe të papërballueshme. 

“Çmimet janë në katastrofë dhe njerëzit janë shumë të pakët se nuk ka fuqi blerëse. Patatja ka vajtur 70-80 lekë, qepa është 60-70-80 lekë/kg, ndërsa spinaqi nga 150 shkon në 250 lekë. Të gjitha shumë shtrenjtë, të papërballueshme”, thotë një qytetar.

“Ça të bëj, ça të blej me pensionin e vogël. S’kemi lekë, nuk merr dot një gjë për t’ia dhënë fëmijës. Skam ça të bëj”, thotë një qytetare.

“Si viti 2021 mos ardhtë më, shpresoj të ndryshoj këtë vit”, thotë një tregtar.

Në tregjet në vend çmimet e produkteve bazë luhaten në të njëjtat ujëra me ato të dhjetorit, ku qepa tregtohet me 60-70 lekë/kg, patatet 70-80 lekë/kg, specat deri në 120 lekë/kg, brokoli 100-120 lekë/kg apo sallata jeshile 180 lekë/kg

 

 

Çmimet e tregut çfarë mendojnë qytetarët

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aida: 13/01/2022 18:19

    Ka vajtur aty ku nuk mban me . Ne Kazakistan u cuan njerezit ne protesta per rritjen e cmimene, se cfare presin njerezit ketu qe te protestojne, nje zot e di.

    Përgjigju
  • Arifi: 13/01/2022 16:33

    Bjeri tiransve ne kok se kan lek . Vetem preshi sallatori kan ulje ngaqe ka volum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?



×

Lajmi i fundit

John

Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, Berisha në ‘delir’: Ndodhi mrekullia e shekullit të 21