Nuk ndalen infektimet me COVID-19 në Kosovë! 632 raste dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Nuk ndalen infektimet me COVID-19 në Kosovë! 632 raste dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Vijon të rritet numri i infektimeve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 632 raste dhe janë raportuar 8 viktima.

Lajmi i trishtë për vdekjen e 16-vjeçarit me COVID-19, ditën e sotme tronditi vendin dhe u bë viktima më e re në moshë që humbi jetën si pasojë e virusit.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur, pasi dje janë raportuat 529 raste të reja dhe 6 persona humbën jetën.

Numri i pacientëve të cilët arritën të fitojnë betejën me COVID-19 është 397 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 276 raste, Gjilan 35 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Ferizaj 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Viti 18 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 12 raste, Klinë 11 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kllokot, Malishevë dhe Shtime.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 75.380, ndërkohë që ai i viktimave është 1.682 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Pavarësisht se ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se vaksinat anti-COVID do të ishin në vend në shkurt, ato ende nuk kanë mbërritur.

Kohët e fundit në Kosovë janë shfaqur edhe variantet e reja të COVID-19 gjë që ka ngritur alarmin në vend.

Megjithëse vaksinat ende nuk kanë mbërritur dhe shifrat e infektimeve dhe viktimave gjithnjë rriten qeveria ende nuk ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Në rritje shifrat e infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, kryeministri në largim Hoti nuk ndryshon masat shtënguese

Kryeministri në largim Avdullah Hoti ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë në detyrë Armend Zemaj dhe drejtonin e IKSHPK-së Valbon Ramadani, të cilët pas një diskutimi vendosën të lënë në fuqi masat aktuale anti-COVID.

Ai e bëri me dije këtë takim përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, në të cilën ka shkruar se institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota dhe furnizimi me barna është stabil.

Hoti theksoi se në fund të muajit pritet të mbërrijnë 33 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID nga COVAX.

Nga qytetarët kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.”, shkruan ai në fund.

Megjithëse kohët e fundit është evident fakti se numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 është gjithnjë në rritje, masat për të luftuar virusin nuk ndryshuan.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë