Nuk ndalet Tartar Bazaj, pas ‘humbjes së kartolinave’ ankohet se i fshehin dosjet dhe nuk e informojnë për mbledhjet

Nuk ndalet Tartar Bazaj, pas ‘humbjes së kartolinave’ ankohet se i fshehin dosjet dhe nuk e informojnë për mbledhjet

TIRANE- Detaje të tjera dalin në pah rreth përplasjes së pazakontë mes anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazajt dhe kryetarit Gent Ibrahimi. Katër ditë para se t’i kërkonte ‘llogari’ se përse në adresë të tij në zyrën e KLP-së nuk ka mbërritur asnjë kartolinë urimi për Vitin e Ri, Tartar Bazajt ka akuzuar kreun e KLP Gent Ibrahimin se nuk i jep materialet e mbledhjeve si dhe nuk e lajmëron në afat për mbledhjet e Këshillit. Në 20 janar 2019, Bazaj ka votuar kundër të gjitha vendimeve të KLP për miratimin e realizacioneve mbi verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të 10 kandidatëve për prokurorë, me pretendimin se kryetari ka shkelur procedurat e zhvillimit të mbledhjeve. 

Në opinionin e tij kundër, Tartar Bazajt sqaron se “Dua të theksoj se nuk kam asnjë objeksion lidhur me 10 kandidaturat, përkundrazi i motivoj në misionin e tyre fisnik, por ky opinion lidhet me shkeljet ligjore të konstatuara nga ana ime dhe në mënyrë të përsëritur të kryetarit të KLP-së z. Gent Ibrahimi me argumentin si më poshtë: Neni 164 i ligjit nr. 115/2016, për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë citon; ‘Kryetari siguron serepsketimin e procedurave për njoftimin me shkrim të çdo anëtari jo më vonë se 7 ditë para mbledhjes së Këshillit. Njoftimi shoqërohet me rendin e ditës, projektvendimet që propozohen të merren gjatë mbledhjes, së bashku me çdo të dhënë, projektakt, këshillë ligjore, si dhe çdo informacion apo dokument tjetër, i cili do të merret në shqyrtim në mbledhje, apo i cili i shërben diskutimeve në mbledhje’. Mungesa e verifikimit të çdo akti të ardhur nga institucionet shtetërore dhe sidomos ato ligjzbatuese, dhe privimi për t’i siguruar ato, na detyron të mos respektojmë verdikti e shumicës për rrjedhojë, na privon të shprehemi. Ky shqetësim, jo vetëm që është bërë disa herë problem, madje duke shtyrë edhe mbledhjet e plenare, por përsëri nga ana e kryetarit të Këshillit nuk respektohen këto dispozita ligjore, çka na detyron të dalim kundër votimit. Një fakt të tillë do ta përsëris deri në futjen në binarët e procedurës dhe të ligjit”.

Tartar Bazaj i ka kërkuar informacion Ibrahimit edhe se pse tollonat e karburantit ndahen me copa, përse është anuluar tenderi i mjeteve dhe përse nuk plotësohet komisioni mbrojtjes së prokurorëve. Ndërkaq, gjatë një mbledhje në fund të muajit dhjetor, Tartar Bazaj është përplasur me kreun e KLP për një kandidate për prokurore, të cilën e kishte zënë poshtë banesa në Durrës, e shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke e dëmtuar në shtyllën kurrizore. Bazaj ka propozuar që dy anëtarë të Këshillit të vizitonin në Spitalin Ushtarak kandidate për prokurore, për t’i ngritur moralin. Ibrahimi ka pohuar se gjëra të vogla si këto nuk ka nevojë të diskutoheshin në Këshill, për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet. Bazaj ka pohuar se anëtarët e KLP janë si prindër në thonjëza të prokurorëve, ndërsa Ibrahimi i është përgjigjur duke thënë se “kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve”. 

Ndërkaq, gjatë një tjetër mbledhje, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga Këshilli, për shkak të shqetësimit të tij për spiunimin e bisedave të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, gjatë mbledhjeve formale dhe informale. Prokurori ka theksuar se çfarë thuhet brenda KLP del jashtë. Cani ka pohuar se nuk është në nderin e Këshillit që të bëjë ciu-ciu me telefon, ndërsa ka paralajmëruar kryetari i Këshillit Gent Ibrahimin se do largohet nga KLP-ja nëse vijon ky fenomen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laberia ne kembe: 22/03/2020 20:29

    Jemi krenar me birin e Vlores,Laberise,djalin e zot,trim dhe patriot si Tartar Bazaj.

    Përgjigju
  • Miku gent ibrahimit: 08/02/2020 23:49

    PSE cfare me quajne mu ata.Babi I'm kishte msu kushninin e pare enver hoxhen se si to demaskonte dhe ti vriste kundershtaret plitik,Jo me Tartar Bazajn dhe Besnik Canin.kot e mbajti xhaxhai I'm enveri 50 vjet pushtetin ,me fjale te bukura dhe thike pas shpine ,edhe Une do vjedhe

    Përgjigju
  • Genti: 08/02/2020 15:53

    Jepi ibrahimi,beje klp sic do vete,goditi ata qe te kundershtojne si eterit e tu,mediat i perdor si leter higjenike

    Përgjigju
  • Saranda: 05/02/2020 23:08

    Tartar Bazaj mbetet njeri fisnik,njeri human dhe I zoti be pune por me sa duket Ibrahimi duket skile dhe e summon me mediat.qe me sa shihet I paska si mashe te tij.Tartarin e duan she ka shpirt te madh.

    Përgjigju
  • Saranda: 05/02/2020 22:50

    Nuk e njihni z.Tartar Bazaj,avokatin e nderuar qe shkruani,ai ka qene edhe ne Kryesine e Laberise.Njeri qe jepte nga vetja per femijet jetim dhe jo te kerkoj vertete naften apo kartolinat.Me duket se ky ibrahimi eshte nje skile i zi qe i perdor te tjeret.Tek avokati ta harroj se do gjej terren,pasi nje shoqja ime e ka mik, dhe e di shume mire qe ky ka shkuar ne ate vend pune jo per te vjedhur por per ti sherbyer kombit te tij.Tartar Bazaj eshte bir i nje familje patriotesh brez pas brezi.I dhimbet vendi.Ai ka patur mundesi te ikte ne amerike dhe nuk ka dashur se eshte familje atdhetare.Tartar Bazaj nuk i vjen me KLP.

    Përgjigju
  • Kristo: 05/02/2020 22:08

    Kck ja duhet te filloje nga koka,jo nga kembet,se thone se peshku prishet nga koka,dhe ekewa e ketij vendi eshte politika nga kryeministri ish kryeministra ,deputete,ministra,kur keta koka qete na drejtojne te paret te kalojne ne veting pastaj,shkalle shkalle,deri poshte kjo do te ishte me mire besoj me e sinqerte.

    Përgjigju
  • Petraqi: 05/02/2020 19:53

    Tartar Bazaj eshte njeri dinjitoz,eshte shume profesionist dhe fisnik,ai kur eshte ne te drejte e tij eshte kemngules dhe nuk terhiqet.Une kam fatin e kam patur avokat dhe e njohe shume mire.Nuk I vjen KLP burre si ky person,human,I zoti dhe fisnik,por edhe nga familje shume e madhe.Ndoshta duan njerez pa dinjitet ne ate institucion.Respekte per avokati we e do gjithe laberia.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 05/02/2020 18:28

    Dicka nuk shkon ketu.Pse Ibrahimi i nxjerre dokumentat jashte institucionit.

    Përgjigju
  • Tartarini taraskonit: 05/02/2020 11:24

    O tartar merr 10 litra karburant justifikoje me kilometra pastaj vazhdo ta marresh me justifikim se ti marresh 150 litra i shperdoron ose i shet.

    Përgjigju
  • Jola: 04/02/2020 22:43

    Hiqeni kete prepotent nga KP i pelqeka vetja eshte mesuar me prepotence te beje punet, do te beje protagonistin.

    Përgjigju
    • Joli: 06/02/2020 06:26

      Ku e njeh ti Tartarin o jola. Apo je ndonje vk qe ske byth te dalesh e tia thuash ne sy. Mos beni derr derr njerez me mendje te mbyllur qe sdini gje tjeter vecse te flisni. Klb jola!

  • redi: 04/02/2020 19:47

    Nuk po kuptojme organi i larte i prokurorise do merret dhe me kartolinat ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar