Moderatorja Fjoralba Ponari u pa teksa prezantonte krah Edi Manushit në emisionin “Proçesi sportiv”.
E ftuar në ‘Thuaje me pepsi’, Fjoralba ju përgjigj disa pyetjeve nga Dojna. Gjithashtu ajo foli dhe për të ftuarit e sikletshëm që i kishin ardhur në studio.
“Laert Vasili, ishte java ime e parë dhe isha në siklet edhe për problematikat e mia. Ndërsa ai ishte i gatshëm për të folur dhe për të bërë lajm dhe kur ja heq fjalën 1 herë, 2 herë, 3 herë duhet të kesh një farë elegance për të ndaluar,”-tregoi ajo me humor.
Ponari nuk ishte një figurë e panjohur për publikun pasi edhe më parë ka konkuruar në ‘The voice of Albania’.
Komento