Modeli dhe konkurrenti më i përfolur i edicionit të 7-të të “Big Brother”, Valer Kolnikaj do të jetë prezent në televizion në sezonin e ri me një tjetër sfide, ate të kercimit.
Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Valeri rrëfen rrugën e gjatë në botën e modelingut, arritjet e tij në “BB7” si dhe sfidën e radhës, atë të “Dancing With the Stars”.
Valeri, djali nga Malësia e Madhe edhe pse nuk arriti të fitonte reality-n më të famshëm në Shqipëri, tregoi se edhe pa një çmim rruga e televizionit mund të arrihet, dhe falë personalitetit dhe karakterit të tij.
Ai është përzgjedhur nga produksioni i “Dancing With the Stars” për t’iu bashkuar emrave të tjere ‘Vip’.
Valeri është i pari emër zyrtar ndër personazhet e njohur që do jenë pjesë e edicionit të ri, duke filluar nga tetori në ‘Vizion Plus’.
Kujtojmë që ky edicion rikthen në televizion Amarda Toskën dhe Drini Zeqon.
Pas suksesit në spektaklin “Big Brother”, jeni personazhi i parë ‘Vip’ në edicionin e 5 të “Dancing With the stars”. Si ndjeheni?
Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e “Dancing With the Stars” në edicionin e tij të 5-të. Dihet që është spektakli numër një i kërcimit në Shqipëri, pasi kemi të bëjmë me stafin dhe artistët më të mirë që bëjnë këtë art në shqipëri me profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Jam shumë i nderuar që jam një nga pjesëmarrësit këtë vit, ashtu si çdo konkurrent besoj. Këtij të parit duhet ti tremben të
tjerët besoj (qesh).
Si erdhi propozimi nga produksioni, ishte një dëshirë e juaja kjo për të shpalosur edhe aftësitë tuaja në kërcim veç modelingut?
Producentja e spektaklit, Holta Dulaku me ka pikatur dhe më bëri ftesën, ishte ftesa që unë prisja dhe thashe ‘PO’ direkt. Isha lodhur duke refuzuar oferta nga më të ndryshmet për televizion, pasi unë jam shumë kërkues dhe selektues, që në fund të zgjedh më të mirën.
Edhe pse nuk arritët të fi tonit reality shown më të famshëm në Shqipëri, ju fi tuat atë që quhet ‘famë’?
Unë në “Big Brother” fi tova gjithçka, përveç lekëve që i’u dhanë dikujt tjetër. Këtë vendim nuk e kam diskutuar kurrë dhe as nuk do e diskutoj, prania ime këtë vit ia lehtësoi publikut njohjen mirë të asaj çfarë ndodhi në atë spektakël. Mbetet eksperiencë e bukur si çdo eksperiencë që unë kam. Jam shumë i lumtur që kam në krah dhe më do pafund ai që është vlerësuesi, por dhe ndëshkuesi më i mirë, publiku.
Ka qenë ky pikësynimi juaj në karrierën si model?
Modelingu ishte trampolina dhe pjesa që të kompleton si personazh televiziv që do të kishte sukses. Edhe në atë fushë kam ecur shkëlqyeshëm, ku do të veçoj përfaqësimin e Shqipërisë në ‘Best Model of the World’ në vitin 2011 të zhvilluar në Bullgari. Kam marrë pjesë dhe kam realizuar gjithçka të rëndësishme në këtë fushë në Shqipëri!.
Mendoni se jeni personazhi me karakter më luftarak në këtë edicion apo ajo ngelet për tu parë, pasi ka akoma për të zbuluar se kush do të jenë personazhet në këtë garë?
Dihet karakteri im luftarak! Tashmë publiku më njeh mirë që mund të jem dhe kundër gjithë botës për të arritur atë që dua. Kështu që, kushdo qofshin konkurrentët e kanë të qartë se nuk do ua hap rrugën. Kjo shërben për mirë, se do ju duhet të punojnë shumë më tepër, do i motivojë (qesh).
Jeni klasifikuar si një nga djemtë që ka provuar dhe guxuar shumë në botën e modës shqiptare, ku keni guxuar të realizoni edhe një kalendar “hot”. Jeni ndjerë i paragjykuar?
Vetëm kaq? Ai kalendar ka qenë thjeshtë fare, ju duhet të prisni shumë më shumë nga unë. Paragjykimin jam mësuar ta kthej në pëlqim apo adhurim të pafundëm, thjeshtë duhet koha e caktuar për secilin prej personave, unë jam i duruar ta shikoj këtë ndryshim tek secili.
Thuhet se për të qenë në botën e spektaklit duhet të përdorësh çdo lloj arme, e ka bërë Valeri...?
Jo! Unë jam për paqen në botë (qesh). Të qenit real e spontan, është arma më e mirë.
Magdalena, bashkëshortja juaj e cila dhe ajo ka qenë një modele si e ka pritur këtë propozim, ju përkrah në çdo sfidë?
Të vetmen eksperiencë në modë e bukura ime Mandalena, e ka patur në përfaqësimin e shqipërisë në “Best Model of the World”. Ishte përzgjedhur nga drejtuesit më të lartë të këtij spektakli që të shkonim si çift (ishim të fejuar) dhe ajo të përfaqësonte bukurinë e femrës shqiptare. Ne jemi çift i lumtur dhe në harmoni me njëri-tjetrin, djalin tonë Darion dhe prindërit e mi. Padiskutim që ata janë mbështetja më e madhe në çdo iniciativë që unë marrë përsipër.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)