RUSI- Fotot e baballarëve që nuk paguajnë shpenzimet e fëmijëve tashmë do të përfundojnë mbi kutitë e picave. Fushata është kundër prindërve që nuk paguajnë as shpenzimet më minimale për fëmijët e tyre. Fytyra e tyre do të dekorojë kutitë e picave që merren porositë në shtëpi.
Nuk është ndonjë nismë kurioze e ndonjë ish-gruaje hakmarrëse ose e ndonjë adoleshente e inatosur, por është një mundësi që po e marrin seriozisht në konsideratë autoritetet ruse.
Nisma të ngjashme janë marrë në vend, ku “debitorët e ushqimeve”, siç janë quajtur, do të njihen nga tabelat e publikuara në rrugë osë në internet.
Rezultatet e poshtërimit publik ishin të habitshme: numri i rasteve të reja të fëmijëve që nuk marrin mbështetjen e babait ra në 30 për qind brenda 5 viteve. Fushata ka ndryshuar qëndrimin e rusëve ndaj figurës së babait mospagues, që tani është bërë shoqërisht i papranueshëm.
Zyrtarët e lartë të gjyqësorit kanë nisur të bëjnë publike listat e fajtorëve, baballarë që janë mbuluar me turp, pasi nuk mbështetën pasardhësit e tyre në 2007. Atë vit rastet e reja të mungesës së pagesës së shpenzimeve shkuan në 1230 mijë, kundër 88 mijë që janë tani.
Puna e kryer në pesë vitet e fundit në Rusi ka qenë e përpiktë. “Depitorët e ushqimit” janë ndarë në kategori: ata bashkëpunuesit-që kontrollohen, të kërkuarit, deri tek ata që janë në procedim gjyqësor.
Në gjysmën e parë të këtij viti, janë hapur 34 mijë procedime penale (por shumë të tjera janë evidentuar falë kërcënimit për t’i hapur ato) dhe mbi 82.600 burra janë ndaluar për të lënë tokën ruse për shkak të borxhit me fëmijët e tyre. Bashkëpunimi me institucionet fetare gjithashtu po ndihmon, duke qenë se shpesh priftërinjtë kanë më shumë ndikim tek baballarët e këqinj.
“Përafërsisht një e treta e fëmijëve që marrin shpenzimet e ushqimeve nga babai në Rusi, e marrin falë ndërhyrjes së oficerëve gjyqësorë”, tha ditët e fundit udhëheqësi i tyre Artur Parfenchikov, për agjencinë ruse të lajmeve Itar-Tass.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com