Lina Marku ka rritur me mundim 8 fëmijë, dy djem dhe 6 vajza. Bashkëshorti është ndarë nga jeta nga sëmundje e pashërueshme, e tashmë që fëmijët kanë krijuar familjet e tyre, 67-vjecarja gjendet mes 4 rrugëve.
E takuam në lagjen "Nënë Tereza" në periferi të Lezhës, ku ajo qëndron pas një dere të kyçur. Në oborr ka ato pak sende personale, që nuk ka ku ti transferojë. Siç na tregon, ka banuar në këtë shtëpi me qira deri para një jave, por për shkak të pamundësisë për të paguar i zoti i shtëpisë e ka nxjerrë jashtë... Ka edhe shumë borxhe për të shlyer në OSHEE dhe Ujësjellës.
"Jashtë jam prej tre netësh. Nuk kam mundur të paguaj qiranë e shtëpisë, as dritat as ujin s'mund ti paguaj. Jam e sëmurë me diabet me sëmundje, me një veshkë, nuk shoh mirë", tha ajo.
Lina Marku me origjinë nga Puka dhe banim në Lezhë është nxjerrë nga banesa ku jetonte prej 5 vitesh. Gruaja e vetmuar dhe e sëmure thotë se e vetmja e ardhur për të është pensioni me vlerë 120 mijë lek të vjetra, gjysma e të cilave i shkojnë për ilaçe.
"Kam për vete kam pensionin, u ndava me djalin se nuk i dhanë asistencën dhe djali një asistence 75 mijë lek merr. Jam e lodhur e mbaruar, askush s'mund të më ndihmojë nga familja. Kërkoj nga shteti të më strehojë", u shpreh gruaja e moshuar.
Ajo kërkon nga Bashkia e Lezhës një vendstrehim, ndërsa thotë se fëmijët e saj të gjithë në moshë madhore nuk janë në gjendje të mirë ekonomike. I kontaktuar me telefon, Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh se është në dijeni të rastit por 67-vjeçarja e ka pasaportizimin ne Puke dhe i është kërkuar qe te zhvendos dokumentacionin ne Lezhe. "Menjëherë pas aplikimit do të gjendet zgjidhje për strehimin e saj", premtoi Ndreu.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
Te rroft we ke Lind e rrit 7 kalamoj
PërgjigjuMe thene te drejten e kam te veshtire te solidarizohem me kete rast. Te kesh rritur 8 femije, edhe pastaj te te lene te flesh jashte?! Tregon qe i ke rritur ne vlerat e gabuara. Le ta marrin ne azil te pleqve ne Puke meqe e ka pashaportizimin atje.
PërgjigjuKa shume politikane qe kane marre sociale,thjesht sekuestro dhe ja jep i kesaj zonje.
PërgjigjuTe rritesh 8 femij dhe te ngelesh rrugeve eshte e pa konceptushme per shqiptaret.