Rrëzoi KLSH-në përballë Qeverisë, Meta i kërkon llogari Gjykatës Kushtetuese: Atë që s'bëtë ju do e bëjë Kuvendi i ardhshëm

Rrëzoi KLSH-në përballë Qeverisë, Meta i kërkon llogari Gjykatës Kushtetuese: Atë që s'bëtë ju do e bëjë Kuvendi i ardhshëm

Ilir Meta

Pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese një muaj më parë e cila vendosi rrëzimin e kërkesës së Kontrollit të Lartë të Shtetit për shfuqizimin e nenit që parashikon auditues privat për financar në bashkitë e vendit, Presidenti Ilir Meta ka vendosur që t'i dërgojë një letër Kushtetueses dhe t'i kërkojë llogari.

Në një letër të posaçme Meta shkruan Kushtetuta e ka njohur KLSH-në si institucionin më të lartë që kontrollon përdorimin e financave publike dhe kjo e bën atë të ndihet i detyruar që të shprehë shqetësimin publik sipas Presidentit.

Sipas Metën neni 50 i ligjit për 'Financat e vetëqeverisjes vendore' që parashikon që auditimi të bëhet edhe nga privatët shkel kompetencat kushtetuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

"Pavarësisht se audituesi i jashtëm ligjor është një profesion që liçensohet sipas ligjit, sërish është antikushtetuese që me ligj të barazohet roli, niveli dhe kompetencat e këtij profesioni me ato që Kushtetuta ia atribuon vetëm Kontrollit të Lartë të Shtetit, si institucioni më i lartë i kontrollit financiar në Republikën e Shqipërisë", thuhet në letrën e Metës.

Sipas Metës mbajtja në jetë e nenit 50, të ligjit nr. 68/2017, që me të drejtë është kundërshtuar nga KLSH:  

  • Cenon drejtpërdrejtë kompetencat kushtetuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke pamundësuar ushtrimin e tyre;
  • Krijon terren që kjo dispozitë të keqpërdoret në praktikë për të mbuluar shpërdorimin e fondeve publike në njësitë e vetëqeverisjes vendore;
  • Cenon hapësirën e veprimit për auditim të KLSH-së;
  • Rrit kostot për buxhetin e shtetit, në nivel vendor, pasi për çdo auditim të jashtëm, pushteti vendor përveçse mund të fshehë shpërdorimet e fondeve publike, do të kryejë edhe pagesën përkundrejt audituesve të jashtëm sipas honorareve të vendosura për përfitimin e këtyre shërbimeve.

Në fund Meta ka edhe disa 'mesazhe' për Gjykatën Kushtetuese, duke i thënë që atë që nuk mund ta realizojë ky institucion do të bëjë Kuvendi i ardhshëm.

"Përmes kësaj letre, i kërkoj gjithashtu Kontrollit të Lartë të Shtetit që të angazhojë të gjitha burimet njerëzore për të realizuar një kontroll të plotë të mënyrës së përdorimit të fondeve publike nga i gjithë pushteti vendor, derisa Kuvendit të Shqipërisë dhe pushtetit vendor t`i kthehet legjitimiteti i plotë pas datës 25 prill 2021, për të rimarrë në shqyrtim këtë çështje kaq delikate të krijuar nga neni 50, i ligjit nr. 68/2017, i miratuar pa vëmendjen e merituar të anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Jam i bindur se atë që nuk mundi ta realizojë Gjykata Kushtetuese, do ta realizojë Kuvendi i Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 25 prillit, i cili përpos shumë detyrave të tjera për rivendosjen e shtetit të së drejtës, garantimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, do të ndërmarrë pa asnjë vonesë edhe nismën legjislative për ndryshimin e nenit 50 të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, përfundon letra e Metës.

(Kliko këtu për të lexuar letrën e plotë e Presidentit Meta drejtuar Gjykates Kushtetuese)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU