‘Nuk prisja të qaja’, Ronaldo me lot në sy në emisionin televiziv: Nuk e njoha kurrë 100% babain tim (VIDEO)

‘Nuk prisja të qaja’, Ronaldo me lot në sy në emisionin televiziv: Nuk e njoha kurrë 100% babain tim (VIDEO)

Në të shumtat e rasteve për personazhet që arrijnë majat thuhet se kanë patur një të kaluarë të vështirë dhe në këtë kategori padiskutim bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo. Futbollisti i Juventusit për t’u bërë ky që është nuk ka patur mbështetjen e babait dhe mundësitë financiare kanë qenë të vogla.

Së fundmi portugezi ka qenë i ftuar në një emision televiziv në Angli ku një video e shfaqur për të kaluarën e ka bërë të qajë. Bëhet fjalë për disa pamje në të cilën shfaqet babai i Ronaldos një vit para se të ndërronte jetë, duke folur për arritjet e birit të tij.

Pamje këto, të cilat i kanë mbushur Ronaldo sytë me lot, ndërkohë që ai është shprehur: “Mendoja se intervista do të ishte për të qeshur dhe jo për të qarë. Nuk i kam parë kurrë këto pamje, nuk e di se ku i keni marrë. Duhet t’i kem edhe unë për t’ia treguar familjes time. Unë kurrë nuk e njoha 100 % babait tim, ai ishte një person i alkoolizuar. Kurrë nuk kam bërë me të një bisedë normale, ishte e vështirë.”

Fjalët e babait të Ronaldos janë thënë në një kohë kur ylli i Juventusit ishte vetëm 20 vjeç. Jose Dinis Aveiro në këtë mënyrë humbi një pjesë të madhe të arritjeve të të birit, i cili për këtë pjesë ka deklaruar: ‘të jesh numri 1 dhe ai nuk ka parë asgjë. Nuk ka parë as çmimet e mija, nuk ka parë këtë që unë jam tani.”

Në intervistën për moderatorin Piers Morgan Ronaldo pranoi se ndihej i turpëruar para familjes për akuzat që iu bënë për përdhunim. Ai shprehet se i është dashur të ndërrojë stacionin e televizorit kur dëgjoheshin akuzat e rënda, të cilat më vonë rezultuan të pavërteta.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli