Nuk shkoi në takim me Metën/ Rama: Nga sot selia e opozitës rrugore, është Presidenca e Republikës

Nuk shkoi në takim me Metën/ Rama: Nga sot selia e opozitës rrugore, është Presidenca e Republikës

Pas përfundimit të afatit që kreu i shtetit Ilir Meta vendosi për takime në presidencë me liderët e partive politike, kryeministri Edi Rama ka ironizuar duke thënë se nga sot selia e opozitës është Presidenca. Rama thotë se në 30 qershor duhet të japim një mesazh kumbues duke votuar ose mosvotuar.

"Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj.Çfarë karnevalesh politik.

Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 27/06/2019 15:59

    Epo perzereni nga Presidenca nuk meriton Xhelal Meziu te rrije asnje minute ne ate zyre dhe te marre rrogen nga taksat tona, hiqini eskorten, te gjitha perfitimet sepse ai e beri pucin kunder shqiptareve mos na detyroni te ngrihemi neve ta perzeme se jemi sa 100fishi I plehrave qe grumbullon bashke me Lulushin.

    Përgjigju
  • Edi Budalla: 27/06/2019 14:26

    O Edo je njishi i ketij vendi

    Përgjigju
  • Labi: 27/06/2019 14:14

    Shqiperia do pune dhe jo llafe.Te pergezoj per punet qe ke bere dhe po ben.Vendi per 30 vjet ka ikur ne mos me keq,ku kriminelet dhe rugecrit slane gje pa shkateruar.Z.Edi!Ke me vete popullin puntor,ata qe duan punen dhe nje Shqiperi me te bukur ku te mbizoyeroje ligji dhe drejtesija dhe jo paraja.Te pershendes per nje Shqiperi te bukur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg