VIDEO/ Nuk shkon dot në Britani pasi është shpallur Non Grata, Berisha ‘takim virtual’ me shqiptarët e Londrës, lë gafën epike: Kam shumë respekt për madhërinë e saj

 

Ish kryeministri, Sali Berisha në pamundësi për të shkuar në Britaninë e Madhe ka mbledhur në një takim virtual shqiptarët e Londrës në një takim virtual. Por pavarësisht se duket se i kishte menduar të gjitha “detajet”, Berisha ka lënë një gafë epike. Ai u shpreh se është mirënjohës ndaj qeverisë së madhërisë së saj, të ndjerën Elisabeth II. Pasi e ka kuptuar se gaboi (megjithëse se e tha gati 3 herë), Berisha ka kërkuar ndjesë duke qeshur.

“Ambasadori Alastar Smith, është njëlloj McGoinigal. Ky njeri vazhdon të mashtrojë, i thotë qeverisë së tij se Berisha po përpiqet të sulmoje ambasadorin dhe qeverinë e Madhërisë së saj. E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do e sulmoj publikisht për atë që ka bërë. Por e vërteta është se unë nuk e kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së saj, për të cilën kam shumë respekt. Dua të dini ju, se ky filloi të ndjekë... madhërisë së tij (qesh) madhërisë së tij, më falni.”- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha takim virtual me demokratët në Londër, sulmon ambasadorin e Britanisë në Tiranë: Është njëlloj McGonigali! Bën gafën epike: Kam respekt për Madhërinë e saj


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia