Nuk u dhanë përparësi këmbësorëve, gjobiten 35 drejtues mjetesh

Automjetet janë të detyruara që të respektojnë këmbësorët në vijat e bardha. Ditën e sotme, policia ka gjobitur 35 drejtues mjetesh që nuk ju dhanë përparësi këmbësorëve  në vendkalimin e tyre.

Personat e gjobitur do të përballen me sanksionet  administrative  që parashikon Kodi Rrugor  Shqiptar.

"Rruga, si një zonë për përdorim publik e destinuar për qarkullimin e këmbësoreve, mjeteve dhe kafshëve, duhet të ofrojë siguri për të gjitha kategoritë e përdorueseve, pasi normat e sjelljes të treguara me sinjalet rrugore, janë detyruese për të gjithë dhe cilido që i shkel ato, përveç rrezikut që u shkakton të tjerëve, do përballet edhe me sanksionet administrative që parashikon Kodi Rrugor Shqiptare, ashtu siç ndodhi me 35 drejtues mjetesh që nuk dhanë përparësi këmbësoreve në vendkalimin e tyre", njofton policia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare