Nuk u lejohet kthimi me pasagjerë, taksistët dhe shoferët e furgonave në Korçë dalin në protestë: Po na gjobisin me 50-250 mijë lekë

Shoferët e furgonave dhe taksive në Korçë kanë dalë ditën e sotme në protestë. Dhjetra drejtues kanë dalë në protestë pas një vendimi të marrë nga Bashkia e Korçës, pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit në kthim. Shkaku i protestës së shoferëve është se ata pretendojnë se nuk po lejohen që të kthehen me pasagjerë në automjet.

"Ne duam të punojmë siç kemi punuar. Më parë sna kanë nxjerë probleme. Bashkia po na sulmon ne kemi 30 vjet. Policia bashkiake është në bashkërendim. Nga 50-250 mijë lekë gjobë. Na kanë thnë pritet të merret nëj vendim".

"Kemi 30 vite me këtë punë, smë merr më njeri në punë. shteti dhe bashkia të na përgjgjet një orë më parë ose po ose jo".

"Iu lutem ta zgjidhin këtë problem unë kam 3 fëmijë zonjën pa punë, vetë pa punë. Policic su kërkon llogari fare autobusave, merren vetëm me ne të furgonave", thanë shoferët.

Sipas shoferëve policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që cojnë të ardhura në familjet e tyre.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot