TIRANË - 46 punonjës policie me detyrë në sallat operative kanë marrë masa disiplinore. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme mirëfunksionim i numrit 129 dhe komunikimi sa më korrekt e në mënyrë të kulturuar të punonjësve të policisë me detyra në sallat e drejtimit ka një rëndësi të veçantë por këta punonjës nuk e kanë bërë siç duhet.

MPB thotë se në të gjitha rastet që janë shfaqur mangësi apo shkelje të urdhërave të brendshëm për funksionimin e numrit 129 janë marrë edhe masat përkatëse.
 
Pas një inspektimi të kryer në muajin tetor nga Drejtoria e Inspektimit të Përgjithshëm të Ministrit të Brendshëm është vërejtur se disa punonjës policie me detyrë në sallat operative të drejtimit në të gjithë vendin nuk kanë zbatuar metodologjinë e komunikimit me qytetarët në numrin e telefonit 129. 


PDF - Ja urdheri që nuk zbatuan policët

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)