Nuk u takuan kurrë/ Flet i fejuari i vajzës që u zhduk bashkë me kunatin: Mund të jenë hedhur në det, policia italiane qëlloi drejt tyre

TIRANE- Reagon për herë të parë në emisionin “Pa Gjurmë”, ish- i fejuari i Luljeta Memqaj, Enver Jahaj , humbur më 1999 bashkë me kunatin e saj. Jahaj tha se ai personalisht atë kohë ka udhëtuar në drejtim të Italisë për të  pritur vëllain dhe nusen. Ai tha se personi që do t'i niste nga Vlora me skaf i ka rrëfyer se rrugës mund të kenë hasur disa probleme. Policia italiane ka bërë thirrje që të ndalojnë. Pas kësaj thirrje disa janë hedhur në det dhe vetëm ata që kanë ditur not, kanë shpëtuar.

"U nisa prej Gjermanisë në drejtim të Italisë, në Brindisi. Por datën kur ata janë nisur nuk e di saktë, nuk ma kanë treguar, pasi vëllai më tha që është prishur anija dhe nuk e dijmë fiks kur do të nisemi, në mbëmje apo në mëngjes. Kam komunikuar me Ilir Brokën, personin që do t'i niste nga Vlora. Në fakt ata e kanë patur për t'u nisur nga Durrësi me traget, jo nga Vlora, mirëpo i kanë mashtruar, i kanë çuar në Vlorë.

Ilir Broka më ka thënë se do të niseshin me skaf nga Vlora, dhe prej atij momenti nuk jam lidhur më me vëllanë. Pas 2 ditësh, jam lidhur në celular me Ilir Brokën dhe me tregoi se ishin nisur me skaf për në Itali, por gjatë rrugës policia italiane  kishte bërë thirrje të ndalonin dhe pas disa thirrjesh, pala italiane  kishin qëlluar në drejtim të tyre. Dhe kush ka ditur not-më tha, ka shpëtuar, kush nuk ka ditur është mbytur aty.Kam kërkuar infromacione në gjykata, polici dhe kampe por nuk ka patur asnjë infromacion në lidhje me ta", tha ai.

Ndërsa Xhaxhai i Reshatit, Osman Jahaj, tregoi se ai gjithashtu ka ardhur në Shqipëri ato vite së bashku me babain e Enverit dhe kan shkuar në Vlorë:

Së bashku më vëllain tim, të ndjerin shkuam në Vlorë dhe i gjetëm shtëpine edhe Ilir Brokës, por ai na nxorri një kushuririn e tij dhe na tha të njëjtin informacion që Iliri i kishte dhënë në celular Enverit. Por, sipas policise së Tiranës, asnjë incident me Guardia Di Finanza nuk ka ndodhur në atë kohë.Ndërkohë në “ Pa Gjurmë” mbërrin një foto ekskluzive  e Luljeta Memqaj nga një dëshmitare nga Gjermania. Nëna e Luljetës shprehet se pvavarsisht gjithçkaje, ajo e ka falur Luljetën dhe shpreson të kthehet në shtëpi.", tha  Osman Jahaj.

Memqaj, një shqiptare nga Kosova, e ardhur në Shqipëri gjatë kohës së luftës, u zhduk bashkë me kunatin në vitin 1999 teksa po udhëtonte drejt Italisë, ku do të priteshin nga një djalë me të cilin kishte dy vite e fejuar, Enver Jahajn. Dyshimet e janë se mund të jetë martuar me kunatin e saj Reshat Jahaj, me të cilin u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Nga dëshmitë e bëra publike më parë në ’’Pa gjurmë’’, ishte parë në Brindisi bashkë me kunatin, Sipas të njëjtës dëshmi ky i fundit do ta shoqëronte Luljetën për t’u bashkuar me ish-të fejuarin e saj Enverin, vëllai i Reshatit.

Sot, ajo kërkohet nga familjarët, nënë Hana dhe vëllai Xhem, por në të njëjtën kohë për të parën herë reagon edhe ish-i fejuari i saj, i cili ka ardhur në studio gjithashtu në kërkim të vëllait të tij, Reshat Jahaj.Ai kërkon të mësojë të vërtetën pas hijeve të dyshimeve se ish-e fejuara u largua me të vëllanë e tij.

Dëshmia e parë erdhi nga qyteti Këln, i Gjermanisë, ku një shtetase shqiptare pretendon se e ka takuar disa herë Luljetën:

“Jemi takuar shpesh në Këln,  pasi jetojmë në të njëjtin qytet, ajo gjithashtu punon këtu. E ka emrin Luljeta, por ,mbiemrin nuk ma ka treguar. Jam përpjekur disa herë t’i mar informacione por ajo rezervohet shumë. Më ka thënë vetëm se është vajza e madhe e familjes dhe është 36 vjeçe'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh