TIRANE - Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të apelojë vendimin që Gjykata për Krime të Rënda dha mbrëmë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku i rrëzoi të gjitha akuzat e organit të akuzës.
Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim (që zbriste në 8 për shkak të gjykimit të shkurtuar), duke e akuzuar ish ministrin për tre vepra të rënda: "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
Edhe mbrëmë, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, paralajmëroi se do ta apelojë vendimin e Gjykatës, dhe tha se kjo është vetëm maja e betejës.
Gjykata shpalli të pafajshëm Saimir Tahirin për akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, duke e shpallur fajtor vetëm për një akuzë të re të ngritur prej saj, për shpërdorim detyre. Kështu, Tahiri u dënua për këtë vepër me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim Gjykata e konvertoi në shërbim prove 3 vite me kusht për të mos kryer vepër tjetër penale brenda kësaj periudhe. Sipas vendimit, Tahiri për 3 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. Me këtë vendim, ish-ministri i Brendshëm nuk kryen asnjë ditë burg.
Kundër vendimit të Gjykatës lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?
-
Po
87.5%
-
Jo
7.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1235
Lajme të tjera
-
Itali/ Shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës, 9 të arrestuar, 4 prej tyre shqiptarë, 124 mijë euro, prona dhe orë ‘Rolex’ të sekuestruara
1 Korrik, 18:32
-
Iu kapën 2.2 ton kokainë, del videoja e përgjimit të trafikantëve Franc Malo e Gentjan Meta! Alarm në Peru, mafia shqiptare po pushton tregun e drogës
27 Qershor, 11:42
-
U ekzekutua në Ekuador, shkatërrohen dy bandat e Ergys Dashit në Slloveni! 11 në pranga, sekuestrohen 60 mijë euro
25 Qershor, 08:22
-
‘Mora makinën e një të panjohuri për takuar vajzën që kisha njohur në Tik-Tok’, iu gjetën 5 kg kokainë, alibia e çuditshme e shqiptarit në Holandë
21 Qershor, 22:35
-
Kapshticë/ Do niseshin drejt Greqisë me çantat me kanabis, në pranga 2 shqiptarë
19 Qershor, 09:10
-
Me vlerë rreth 80 milionë euro, droga përfundon në markete bashkë me bananet, trafikantët ngatërrojnë ngarkesën në Çeki
18 Qershor, 22:43
-
As burgu nuk e ndal Cllevion! Futet live në Tik Tok: Kam këtu Saimir Tahirin dhe Julian Sinanajn
18 Qershor, 19:49
-
U kap me drogë/ Agim Kajmaku bleu pasurinë 1 milionë lekë dhe ia shiti vetes 730 mijë USD, mbi 2.5 milionë USD llogari bankare dhe apartamente
18 Qershor, 16:02
-
Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, në pranga edhe dy shqiptar
18 Qershor, 13:44
-
‘Clan del Golfo’-s iu sekuestrua 4.3 ton kokainë, disa prej të prangosurve fillojnë ‘të pendohen’! Mes të arrestuarve edhe djemtë e ish-kryekomunarit të PD (Emrat)
16 Qershor, 18:18
-
Merrnin prona me qira dhe i kthenin në 'shtëpi bari', shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë! 56 të arrestuar! Sekuestrohen mbi 22.600 bimë e 166 kg kanabis (VIDEO)
16 Qershor, 17:12
-
Goditet grupi i shqiptarëve, trafikonin drogë nga Brazili në Belgjikë e Australi, kapet 1 ton kokainë! Në arrati Altin Drimadha! Në krye të organizatës, një tjetër shqiptar
15 Qershor, 13:52
Po te gjithe jane te lyer....te gjithe jane ne nje avion qe po ra njeri bien te gjithe...kur i cuan prokurora gjykates i paralajmeruan...
PërgjigjuAMAN c'na e nxirrni ne televizor kete tahirin ,,,kete fytyre-qen,,,,,shemtaraq ,,,,zgjebs...
PërgjigjuJu prokuror e gjygjtar esht per tju ber mutin mu ne koke kriminela ju duhet te shkoni ne burg me gjith tahirin meten berishen ramen bashen velijen dakon po nuk patet prova per keto qe ju thash un dilni e pyesni popullin se na e kan pru ne maj te hundes ne skemi uj ky idioti thot do bojm aeroport ne vlor si nuk i vjen turp
Përgjigjumjer populi ne duart e çfare drejtesie ka ngel me mos pas paguar dritat nej hallexhi e kishin denuar pa gjygje fare
PërgjigjuNeqoftese prokuroria nuk ka force qe ti vihet dinjiteti ne vend Arta Marku dhe Donika Prela duhet te japin doreheqjen dhe te vihen edhe ato perpara ligjit.
PërgjigjuCeshtjen e ketij legenit duhet ta marre ne dore spaku,,,ishallah e denojne ata.....
PërgjigjuO ero mer nje brisik e ha buke mire e shko rruaja sajmirit.....po si do denohet tjetri pa prova se thjesht lehni ju si ata qente e rrugeve? U bete te gjithe gjykates si ata te plepave te durresit
O ero pse smerresh me ndonje pune fito ndonjenlek ca merresh me Sajen o figure ! Ai esht ne pune te vet. Tashti pushka trimit nuk ndalet e ty hallall qe je trim po veje emer mbiemer kush je e ta pagujm kafen qe neser ne mengjes se qenke alamet femre