Bien akuzat për trafik droge e grup kriminal! Gjykata dënon Tahirin vetëm për shpërdorim detyre: 3 vite në provë

TIRANE -  Bien të gjitha akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kërkoi që ish-ministri i Punëve të Brendshmë të dënohej me 12 vite heqje lirie; Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg! Pas dy vite hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzon të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe e dënon vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg!

Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Por teksa ish-ministri nuk do të bëjë asnjë ditë burg, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela u dënua nga gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg, që ulet në 3.4 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim (që zbriste në 8 për shkak të gjykimit të shkurtuar), duke e akuzuar ish ministrin për tre vepra të rënda: "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Por gjykata rrëzoi këto akuza, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se ato ishin të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezulton asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri.

"Deklarimin të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të parashikuar nga neni 248 i kodit penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim

Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Saimir Tahiri për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar 363 a paragrafi i dytë i kodit penal pasi nuk vërtetohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet bazuar në nenin 338 pika 1 gërma d të Kodit Penal.

Në bazë të nenit 406 paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Saimir Tahiri për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3,4 vite burg. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal pezullohet dënimi e burgim për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një afat 3 vjet me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale duke urdhëruar që i pandehuri të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës. Heqja e së drejtës të të pandehurit Saimir Tahiri për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 3 vjet bazuar në nenin 35 paragrafi 2 i Kodit Penal", u shpreh Ardit Mustafaj, kryesuesi i trupës gjykuese.

Por përse u ngrit akuza e shpërdorimit të detyrës?

Edhe në këtë rast, Gjykata çmon se nuk ka prova - thuhet në vendimin e arsyetuar - por vetëm indicie se Saimir Tahiri ka njohje dhe bisedon me personat e përfshirë në këtë grup kriminal, Habilajt.

Po ashtu, sipas Gjykatës për Krime të Rënda, për një peshkarexhë "Fatima" të kapur në vitin 2015 në Itali, zyrtarë të lartë të shtetit dhe të policisë në vendin tonë, nuk kanë vepruar për ta parandaluar që nga Shqipëria trafikun e drogës, për shkak se lënda narkotike u kap në Itali. Guardia di Finanza në raportet e saj thoshte që vendi ka qenë i kanabizuar, dhe sipas vendimit të Gjykatës, zyrtarët apo ministri i Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri, nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e trafikut. Një tjetër arsyetim që gjykata mbështeti, ishte edhe shitja e makinës tek kushërinjtë e tij, Artan Habilaj, vëllai i Mojsi Habilajt, pa hequr me letra pronësinë nga automjeti që shiti. "Si t'ia bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi?!", ishte pyetja që ngriti ish-ministri i Brendshëm pasi priti gjatë në gjykatë për të mësuar vendimin ndaj tij. Edhe për të, ky ishte procesi i shekullit, por që siç Tahiri tha, "u katandis kokoshi një thelë".  Teksa paralajmëroi se do ta apelojë vendimin e Gjykatës, ish-ministri tha se kjo është vetëm maja e betejës. "As qesh dot as qaj dot. Mu duk një gjë e tipit, je i pafajshëm po s'kemi këllqe të ta themi. Unë dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ca t'ju them, jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata më thotë nuk ke bërë trafik droge, por meqë kushërinjtë paskam përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. Beteja ime sapo ka filluar", - ishin fjalet e tij te para.

Tre gjyqtarët Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka nga ora 11:30 kur u tërhoqën për vendim, deri në 21:30 të darkës qëndruan në Dhomën e Këshillimit dersa dolën me vendimin publik që në gjykatë e pritën edhe mbështetës të ish-ministrit të Punëve të brendshme, në një nga gjyqet më të bujshme.

Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij. Në këtë proces Tahiri ishte i pandehur me Jaleld Celën, ndërsa për Sokol Boden, ish-drejtor i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohilën, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, procesi është veçuar nga Krimet e Rënda.

Seanca gjyqësore edhe sot u ndoq nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Tahiri në foto pas vendimit, i djersitur dhe i hutuar: Do të flas nesër
Ora 22:11
Dënimi? Tahiri: Qesharake, do e apeloj, u katandis kokoshi një thelë

Edhe pse i ranë të gjitha akuzat e prokurorisë, Saimir Tahiri ishte i bindur se dënimi i gjykatës ishte absurd dhe për këtë, vendimin do ta apelojë. Ai tha se nuk mund të mbajë përgjegjësi për çdo idiot në fis që përmend emrin e tij, duke shtuar se do të rilexojë vendimin për të kuptuar më shumë lidhur me vendimin e gjykatës.

Ish-ministri shprehet se ishte më i qartë para se të futej për t’u njohur me vendimin, sesa kur mësoi se ishte dënuar pse disa kushërinj idiotë kishin përmendur emrin e atij.

"Më lanë edhe mua pa fjalë si gjykata më quajti përgjegjës për shpërdorim detyre se disa kushërinj të mi përdorën emrin. Të presim edhe unë jam kureshtar ta rilexoj atë që dëgjova. Gjykata tha se nuk je trafikant, kriminale apo pjesë e një grupi kriminal, por meqë disa kushërinj përdoren emrin tënd shpërdorove detyrën.

Do të ishte më mirë ta kishin bërë si burrat të më dënonin për trafik, se kështu është qesharake. Sigurisht që do ta apeloj. Më lini ta përtyp se nuk di se cfarë të them më shumë. Isha më qartë kur hyra se tani kur dola. Është si të shkosh në një provim, mësuesja të thotë se ke mësuar shumë mirë, por hajde të vendos një pesë.  Si ti a bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi. Ju falenderoj se për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi në thelë" tha ai. 

Ora 22:07
Flet për herë të parë Saimir Tahiri: Gjykata më tha, 'Je i pafajshëm po s'kemi këllqe ta themi'!

“As qesh dhe as nuk qaj dot”!

Këto ishin fjalët e para të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. I emocionuar, Tahiri u shpreh para mediave se vendimi i gjykatës ishte absurd, ndërsa shtoi se edhe pse asnjë akuzë e prokurorisë nuk u vërtetua, përsëri u shpall fajtor.

Vendimi i gjykatës për Tahirin është vetëm maja e betejës, ku sipas tij edhe pse është hetuar si trafikant më i madh i Shqipërisë, gjykata ka folur duket thënë se bien të gjitha akuzat. Për Tahirin, gjykata i tha se është i pafajshëm, por nuk ka këllqe për ta nxjerrë të pafajshëm, ndërsa shtoi se ditën e nesërme do të flasë më gjatë për këtë dënim.  

"Më rezervoni të drejtën ta përtyp një herë këtë estradë që ndodhi. mesa kuptova, gjykata më tha që nuk jam kriminel nuk jam trafikant nuk jam pjesë e një grupi kriminal por me gjithë ca kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. As qesh dot as qaj dot por nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë mu duk një gjë e tipit, je i pafajshëm po s'kemi këllqe të ta themi. prisni deri nesër, unë nesër do të komunikoj me mediat. Unë dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ca t'ju them, jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata më thotë nuk ke bërë trafik droge, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por meqë kushërinjtë paskam përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. Ca t'ju them zoti ju ruajt edhe juve masë nuk ju përdor njeri emrin. Kjo është vetëm maja e betejës sime. Prisni deri nesër edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi", tha Tahiri.

Ora 22:01
FOTOJA para vendimit, ja si e priti Saimir Tahiri

Gazetari i Report Tv, Antonio Çakshiri sjell foton e ish-ministrit Saimir Tahiri para se Gjykata per Krime te Renda te dilte me vendimin ndaj tij.

Ora 22:00
Jepet vendimi, ja sa vite burg dënohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela  është dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg, që ulet në 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. E ndërsa për Saimir Tahirin u konvertua në shërbim prove, për Çelën jo, i cili është ende në kërkim. Gjykata vendosi që të rrëzonte akuzat për grup të strukturuar kriminal, kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal dhe trafik droge për Çelën duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre, ashtu si Tahirin. Gjithashtu, Çela pas përfundimit të 3.4 viteve burg nuk duhet të mbajë asnjë funksion publik për tre vite.

Ora 21:50
LAJM I FUNDIT/ MË NË FUND Gjykata merr vendimin e shumëpritur për ish-ministrin Saimir Tahiri (VIDEO)

Bien akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre. por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas Gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite. Sipas vendimit, Tahiri për 3 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. Me këtë vendim, ish-ministri i Brendshëm nuk kryen asnjë ditë burg. Sipas gjykatës nuk ka prova, por vetëm indicie ndaj ish ministrit, prandaj të gjitha akuzat për trafik të lëndëve narkotike kanë rëndë.

Për Tahirin organi i akuzës kërkoi 12 vite burg,që duke marrë parasysh faktin që procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ulet me 1/3 në 8 vite burg. Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale ndërkohë që prej momentit të parë ka kërkuar pafajësi duke hedhur akuza për një proces gjyqësor të montuar dhe pa prova kundër tij. 

 

Ora 21:26
Çështja Tahiri/ Pritjes i vjen fundi

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është thirrur në sallë nga trupa gjykuese e cila ishte tërhequr prej më shumë se 5 orësh për të marrë vendim për çështjen ndaj tij. Tashmë pritet që për pak minuta gjykata të shprehet me një vendim. Treshja e gjyqtarëve prej 5 orësh të vetëm në Dhomën e Këshillimit kanë diskutuar në lidhje me vendimin që do të marrin, dhe që pritet ta shpallin para të pandehurit, prokurorëve dhe gazetarëve të pranishëm në sallë. Kujtojmë se në gjykatë gjatë gjithë kësaj periudhe pritje kanë qenë edhe mbështetës të ish-ministrit. Avokati i ish-ministrit Tahiri tha në një prononcim për gazetarët se kjo vonesë nuk ka shpjegim tjetër veçse se trupi gjykues po shkruan të gjithë vendimin dhe jo vetëm dispozitivin.

Ora 19:36
Trupa gjykuese e tërhequr për vendim prej 4 orësh, si po e pret Tahiri? Në Gjykatë i rrethuar me mbështetës

 

Teksa pritej të dilnin me një vendim në orën 16:00, treshja e gjyqtarëve Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka, është tërhequr për të marrë vendim, por ende nuk e ka dhënë atë. Ish-ministri Saimir Tahiri, avokatët, prokurorët, e mbështetës të tij janë ashtë ambienteve të sallës së gjyqit, brenda Gjykatës për Krime të Rënda, në pritje të vendimit për ish-ministrin e Punëve të Brendshme dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela. Në ambientet e Gjykatës ka shumë mbështetës të Tahirit, ndërsa është e pranishme edhe një përfaqësuese e ambasadës amerikane në Tiranë. Në këto foto, Tahiri shihet teksa pret i qeshur vendimin, që është ende në pritje prej 4 orësh.

1568915195_saimirtahirijashtegjyqi.jpg

Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Tiranë

Ora 19:32
Çfarë po ndodh brenda Gjykatës teksa pritet vendimi për Saimir Tahirin?! (FOTO)

Vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, ishte parashikuar të jepej në orën 16:00, por ndërkohë që kanë kaluar më shumë se tre orë trupi gjykues nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar. Top Channel ka siguruar një foto nga brenda ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku shihen prokurorët e çështjes që, ashtu si pala e akuzuar, ndodhen në pritje të vendimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. 

Ora 17:57
Tre gjyqtarët që kanë në dorë fatin e Saimir Tahirit

1568909257_gjyqtaret.jpg

Fati i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm do të vendoset sot nga një trupë prej tre gjyqtarësh: Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Ardit Mustafaj, është kryesuesi i trupës së gjyqtarëve. Ai është pjesë dhe trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit.

Flora Hajredinaj gjithashtu ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit.  Ndërkohë që kjo gjyqtare ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Irena Gjoka është e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, autori i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009.

Ora 16:05
Rinis seanca, pritet vendimi i rëndësishëm për Saimir Tahirin

Ka nisur pas orës 16:00 seanca gjyqësore në Gjykatën për Krime të Rënda ku pritet që Gjykata të dalë me një vendim për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës Jaeld Çela. Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda penale: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.

Ora 12:06
Mjerë kush dënohet në procese pa prova! Avokati i Jaeld Çelës: Vetëm 37 sekonda telefonatë me Habilajn...Prokuroria nuk i di as përmbajtjen! (VIDEO)

Në një prononcim për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, avokati i ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela thotë se klienti i tij është i pafajshëm dhe gjatë qëndrimit në detyrën e kryepolicit ka bërë mjaft referime në prokurori për Taulant Haxhirajnt, një trafikant të akuzuar ashtu sikundër dhe vëllezërit Habilaj. Gentian Rumano tha se këto qëndrime janë të faktuara me shkresa zyrtare referimesh nga Policia e Vlorës në Prokurori. Sa i përket përgjimeve të Taulant Haxhiraj se vëllai i tij ka qenë duke drekuar me drejtorin e Policisë, avokati tha se nuk ka asnjë provë që të ketë qenë Jaeld Çela ndërkohë që akuzon se prokuroria nuk e ka pyetur asnjëherë Haxhirajn nëse njihet me ish-kryepolicin e  Vlorës.

"Ka qenë puna e palodhshme e këtij drejtori në luftën kundër narkotikëve. Në më shumë se 5 shkresa janë emrat e Habilajve që Jaeld Cela i ka referuar në Prokurorinë e Vlorës.  Në prokurorinë për Krime të Rënda ka referuar materiale kundër Taulant Haxhiraj. Nuk mundet kjo drejtësi të dënojë një person nga biseda e dy trafikantëve që e ka vëllain në tavolinë me drejtorin e Policisë. E kanë pasur 3 muaj më parë këtë përgjim, dhe nuk e kanë pyetur asnjë ditë Taulant Haxhirajn se kush ishte drejtori dhe çfarë lidhje kishte me drejtorin. Mjerë kush merret me proceset gjyqësore që të ketë procese dhe dënime pa prova", tha Rumano.

Sa i përket seancës dhe faktit që Gjykata sot do të japë vendimin e rëndësishëm, avokati tha se Jaeld Çela mund të jetë duke e ndjekur live nga media gjithçka po ndodh por tha se nuk e di nëse ai ndodhet në Shqipëri apo jashtë saj.

"Mendoj se është duke e ndjekur live situatën", tha ai,

Qëndrimi i tij është i qartë: Kërkon pafajësi për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës.

"Çuditësisht edhe sot pasi u paraqitën konkluzionet dhe i kërkuam prokurorisë që në 3 nga 4 episodet e para të trafikut të drogës, Jaeld Cela nuk ka qenë fare drejtor i policisë së Vlorës. Një episod në vitin 2013, dy episode 1 në 201-ën dhe episodi kryesor 9.5.2015, kur Jaeld Cela ka qenë në detyrë. Për tre episodet e tjera nuk ka qenë fare drejtor, dhe i faturohen edhe këto fakte penale", tha ai.

Sa i përket dy komunikimeve telefonike me Florian Habilajn, vëllain e Mojsi Habilajt, avokati sqaroi:

"Janë telefonata dhe mesazhe të paprovuara nga ana e prokurorisë mbi përmbajtjen. Në vitin 2014 e mbrapa është lançuar fushata nga Ministria e Brendshme që gjithë drejtuesit të kishin numrat e telefonave në ambientet e drejtorisë. Edhe Florian Habilaj mund ta ketë marrë numrin të afishuar pranë drejtorisë dhe ta ketë marrë. Telefonata ka zgjatur vetëm 37 sekonda për të cilën prokuroria nuk ka asnjë përmbajtje dhe e reklamon si provë kundër Jaeld Çelës".

Ora 11:42
Edhe sikur të isha Saimir Habilaj s'do më dënonin! Kush është 'shefi i madh'...dhe një thumb për Xhafajn

Gjatë seancës gjyqësore, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është shprehur se ka qenë me kryeministrin Edi Rama ditën që prokuroria e akuzon se ka folur me vëllezërit Habilaj.

"Kur flitet me përgjime që thonë shefi i madh , unë kam qenë bashkë me kabinetin e thirrur nga Rama në Dajt. Sigurisht që shefi i madh s’jemi as unë as Rama. Po mbahem pa asnjë provë. Akuzohem që i kam shitur makinën një personi që nuk është i pandehur as këtu as në Itali (Artan Habilaj). Thjesht është vëllai i dy njerëzve trafikantë. Po secili e ka një idiot në fis”, Unë kam punuar edhe kur më kanë vënë bombat. Kur unë takoja shefin e FBI, këta trafikonin drogë. Kur unë luftoja drogën këta më vinin bomba",  - tha Tahiri - ndërkohë që ka hedhur edhe 'thumba' ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, edhe pse nuk ja përmendi emrin.

"Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën", tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt, ndërkohë që vëllai i tij Mojsi Habilaj akuzohet dhe gjykohet si kryetar i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Edhe Xhafaj ashtu si Tahiri u akuzua dhe u detyrua të largohej pas shpërthimit të skandalit të ashtuquajtur Babale. Vëllai i tij Agron Xhafaj rezultoi se ishte dënuar në Itali dhe nuk ka kryer dënimin. Pasi PD e ngriti këtë si akuzë, Agron Xhafaj u vetëdorëzua në Itali.

"Dhe sikur të isha Saimir Habilaj s'do më dënonit për vëllezërit", tha Tahiri.

Avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia kërkoi që çështja të pushohet, pasi sipas tij nuk ka vepër penale.

Ora 11:37
Në pritje të vendimit të rëndësishëm, Tahiri pritet me puthje e përqafime: Ji krenar, kush punon dënohet! (VIDEO)

Me puthje e fjalë për t'i dhënë kurajo është pritur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pasi ka dalë nga Gjykata për Krime të Rënda, në pritje të vendimit për fatin e tij nëse do të dënohet apo do të shpallet i pafajshëm. Ishin qytetarë të shumtë të cilët e kanë pritur me përqafime, mbështetës të tij, duke i thënë: Të jesh krenar. Parimi është kush punon dënohet!

Më tej, Tahiri nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, duke e pritur me heshtje vendimin ndaj tij, por ka dalë i qeshur nga ambientet e gjykatës, dhe së bashku me disa gazetarë dhe avokatin e tij është ulur të konsumojë një kafe pranë ambienteve të Gjykatës.

1568885935_tahiri.jpg

1568885917_tahiri8.jpg

Ora 11:35
Çështja Tahirit - Gjykata tërhiqet për vendim! Nuk do të ketë asnjë 'lajm' para orës 16:00

Gjykata për Krime të Rënda tërhiqet për vendim. Pas përfundimit sot të mbrojtjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, trupa gjykuese është tërhequr për vendim. Gazetari Arsen Rusta raporton se vendimi nuk pritet të jepet para orës 16:00 të ditës së sotme. 

Ora 10:36
Avokati i ish-kryepolicit të Vlorës: Përse nuk u hetuan paraardhësit e tij për drogën kur Çela nuk ishte drejtor?!

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është duke kryer mbrojtjen në Gjykatën për Krime të Rënda, përmes avokatit të tij. Mbrojtja pretendon se Jaeld Çela ka qenë drejtor policie në Vlorë, në vetëm një nga 4 episodet e trafikut të drogës që akuzohet. Përse nuk heton prokuroria ata që kanë qenë drejtues para tij? Pse nuk ka bërë asnjë pyetje nëse Jaeld Çela ka lidhje me Taulant Haxhiraj?", - ishin pyetjet që ngriti avokati ndaj prokurorisë e gjykatës. Ai shtoi se as Taulant Haxhiraj, nuk është pyetur nëse e njeh drejtorin e Policisë së Vlorës. Mes tyre shtoi ai nuk ka asnjë komunikim telefon, përgjim apo foto që të tregojë se ata njihen.

Po ashtu, avokati tha se edhe komunikimi telefonik mes Jaeld Çelës dhe Florian Habilajt, një prej anëtarëve të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali në bandën "Habilaj", ka folur me kryepolicin pasi numri i drejtorit ishte i afishuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Ndërkohë në 2016-ën, komunikimi i dytë ka qenë vetëm një urim për vitin e ri, dhe asnjë kontakt tjetër - sqaroi pala mbrojtëse.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Ardit Mustafa tha sot se në fashikullin hetimor mungojnë si prova shkresat zyrtare të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Ministrinë e Mbrojtjes, sa i përket mos funksionimit të radarëve dhe sinjaleve se mund të shfrytëzohej ky fakt për favorizimin e trafikut të drogës nga deti. Ish-ministri Tahiri është shprehur se në seancën e shkuar ku bëri mbrojtjen, nuk i ka paraqitur si prova, por vetëm si dëshmi për të mbrojtur personalitetin e tij dhe për të shfaqur betejën që ka ndjekur për të luftuar drogën.

"Nuk i paraqita si prove por për të treguar personalitetin tim, ju po të doni mund t'i merrni s provë po të doni", tha Tahiri.

Referuar dëshmisë që dha në seancën e shkuar ku bëri mbrojtjen, për e-mailet e Gjergji Kohilës ish-shefit të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, prokuroria i kërkoi ish-ministrit të dorëzojë si provë komunikimet elektronike, por Tahiri tha se nuk ka autorizim për të bërë një gjë të tillë 

Arseni: Tahiri - prokurorit Dritan Preni: Merrja Gjergj Kohilës, nuk kam autorizim ta jap.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela
Ora 08:51
Saimir Tahiri mbërrin tek Krimet e Rënda (FOTO-VIDEO)

Ish -Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur tek Gjykata e Krimeve të Rënda së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adnand qorri: 20/09/2019 10:23

    Po ato 900.000 eurot dhe patentat e tahirit ,,qe ju gjeten atij tregtarit ne elbasan,,nuk mund te thote tahiri qe nuk e dija se cfare pune benin kusherinjte e tij,,,kur i ka dhene mskinen e vet ne perdorim,,se as akt shitje nuk ka bere,,,ata hynin e dilnin bashke me tahirin,,,por tahirin do ta denoje Spaku,,,askush nuk do shpetoje....

    Përgjigju
  • CaBone: 20/09/2019 10:11

    Repekte e suksese shoku je njish gjithmon. As ket akuzen e leshit per shperdorim detyre sduhet ta benin.... nuk eshte se e njof personalisht para se tna caj kar...in dikush thjesht duket cun gangsterr e ka majt shum familje me buk ca kemi degju. Goj liget ate pun kan te ankohen hahahahah

    Përgjigju
  • Saje: 19/09/2019 22:33

    Po Adriatik Llallen e harruan kta???? Si ka mundesi apo ua ka mbledhur Tiku ketyre nga i pari te i fundit???!! Hajde duam drejtesi jo llafe!

    Përgjigju
  • Shtiza: 19/09/2019 22:14

    Bravo cuna. Bravo Maxi bravo Saje. Bravo daje e teze. Halle e xhaxha. Skeni faj ju po ne qe jemi B.. te gjithe. Na kan ber vaksinen gjenetike gjyshit. Po cfaj kemi ne qe femijen nga frika juaj duhet ti largojme ti shkollojme jashte. Per fajit tuaj politiokane administrate e gjykate e soj e sorollopte te largojme femijet e te jetojme e vdesim vetem. Mallkuar qofshi sa te jeni ju e mbeshtetesit tuaj gjalle o zot. 1 dite te bardhe mos e gjetshi sa te jeni e do zoti te jeni kalimthi sa me shpejt qe te mos i gezoni as leket as femijet. Na falte zoti per femijet. Plehra jeni ju qe e liruat dhe ju qe e gjykuat.

    Përgjigju
  • Emigranti: 19/09/2019 22:14

    Drejtesia ne Shqiperi nuk funksionon...uroj te degjojme se nje dite keta pushtetaret dhe kriminelet qe keto palo gjykata i nxjerrin nga burgu te hane kokat e njeri tjetrit.. Ende do zbrazet shqiperia...sepse me mire vasal i punedhenesit te huaj sesa skllav i drejtesise shqiptare qe te kalb per drita ne burg.. Turp qe eshte e qelbur Shqiperia nga kalbesirat politike dhe vrases..

    Përgjigju
  • Papi: 19/09/2019 21:53

    Pse nuk priten drejtesine e re si ne rastin izet haxhia keta qe po turren me vrap qe ta gjykojne sa me pare qe eshte e mundur duan ta denojne apo shpetojne?

    Përgjigju
    • Robshi PPPD Becheti 140: 20/09/2019 08:15

      Idiot nuk ka gjë të tillë si drejtësia e re... kur ta kuptosh do jetë rikthyer përsëri enveri...

  • Anna: 19/09/2019 21:45

    O njerez sa te tjer ka qe kan vrar e kan pre e sju ka hy gjemb ne kembe pse duhet te burgiset ky me ca prova qe jan si llafet e plakave kur pin kafen e mjezit dhe bojn ca thashetheme...po atij salinjanit qe doli deshmirari dhe tha qe na premtoj para per te bere ate pergjim car duhet te behet ..gjynaf..

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 19/09/2019 19:25

    Do te lirohet pa therr e kembe. Te ashtuquajturat deshmi qe paraqet prokuroria jane qesharake (sikur duan me qellim te humbin rastin, ose me te vertet nuk kane asnje fakt solid).

    Përgjigju
    • Alba: 19/09/2019 20:06

      As njera, as tjetra. JANE TE PAAFTE !

  • Ilo: 19/09/2019 18:44

    Kjo eshte finalja e maskaraden 30 vjecare te pa drejtesise shqiptare, mallkuar qofshin ata qe urdheruan hetimin e Tahiri, mortja ata qe e denojne turp per popullin shqiptar dhe ne nje tregoi se rilindja eshte nje ripjerdhje e madhe. Turp

    Përgjigju
  • Tirana: 19/09/2019 16:11

    Sajmir tahiri eshte hero dhe te emerohet urgjent minister i brendeshem te arrestoj edhe ca zagar qe kan ngelur..

    Përgjigju
    • Robshi: 20/09/2019 09:05

      U shtofsh e ishalla si ti mendojnë të gjithë... je zemra e kësaj shqipërie në koma... të na e rruaj serbi dhe greku sa të kemi ty skemi nevojë të na bëjnë dëm ata se ia bëjmë nënën vetes...

    • Bela: 19/09/2019 18:12

      Pse ke arrestoi ky sa ishte minister?

  • Babalja: 19/09/2019 16:07

    Njerzit e thjeshte jane ne burg per akuza si te sajmo qorrit.....kurse ky liliput eshte jashte!!!

    Përgjigju
    • Thano: 19/09/2019 18:43

      Eh po nuk kan video si tahiri ndaj burg

  • VJEN DITA: 19/09/2019 12:39

    SA VIKTIMA KE BERE PA FAKTE TI KUSHERI I SAJMIRIT NE DURRES E ME GJERE VETEM PER TE MBULUAR PISLLEQET TUAJA E KUSHERIRIT TENDE . DO I LANI GJITHE TE ZEZAT QE KENI BERE MOS NGA NJEREZIT NGA ZOTI DO I MERRNI ME PATJETER

    Përgjigju
  • Taho qorri: 19/09/2019 12:22

    Vec me batuten "nuk keni pare gje akoma", meriton 25 vjet burg. Or Qorr po pse fsheh "shefat" e tu d.t.th. se je pa faj? Perkundrazi ti pranon se je kriminel por me i vogel se te tjeret. Vec nje menyre ke o behu bashkepunetor e nxirr "shefat" o burgut nuk i shpeton se do te hapet perseri nga SPAK dosja

    Përgjigju
    • S.tahiri: 19/09/2019 16:13

      Qorri sateme b..

  • prec zogaj: 19/09/2019 12:19

    E HENGRE o saimir ,,do hash 8 vjet,,nuk ben burri per 8 vjet burg,,,,do denohesh sepse eshte ambasada amerikane prezente aty…...

    Përgjigju
  • prishtinasi: 19/09/2019 12:07

    Nese do te duhej te ishte koke turku(me falni per shprehjen)pse nuk jane disa ish pushtetare te gjithepushtetshem ne Shqiperi,por nje ish minister qe nje polici te sterlodhure te shkelur e ktheu ne nje polici gjithnje e me profesionale,kohen kur edhe deputeti denohej e gjobitej,nuk njihte pushtetare,vetem qytetare ishin per policine e shtetit.Turpi,pergjegjesia e besa edhe denimi do te duhej te ishte per prokurorine qe flinte dhe punonte sipas lejeve partiake te ish sistemit(sistemit pas komunizmit) qe po shihet qdo dite qfare ishte me vetingun qe po i fshin pa pardon.Urojme per drejtesi ,se nuk behet qameti nese lirohet nje i pafajshem kur po lirohen edhe te fajshem,por do te ishte nje mekat te denohej i pafajshmi.

    Përgjigju
    • Papi: 19/09/2019 18:27

      I nderuar prishtinali Nuk eshte ish minister por minister sepse akuza ishte gati qe kur qe minister,akuza u bllokua nga kryeministri gjersa gjoja dha dorheqje dhe pastaj filloi ajo qe sheh sot Kurse lazarati ishte thjeshte "hiqja lenes e venja prenes" Qe ta permbledhim tahiri nuk eshte kapur nga shqiptaret te ishte per ne do ishte akoma mb Prandaj mos u skandalizo kur te filloi vetingu do shohesh gjithmone komente ne favor te akuzuarit por kjo nuk perben risi Deshira e shqiptareve eshte qe ata qe ishin ligji e maliqi te dalin para drejtesise e te denohen sipas oreksit qe kishin

  • Fatmir tyta: 19/09/2019 12:00

    Ore po ministrat e kryekrimineli salhe pse nuk fënohen për lazaratin ? Apo kemi 2 standarte . Po mul noka debil pse s'dënohet për lazaratin. Ky hajdsrmata hajdar e ka emrin e hajdar ështe pse ky qelbësir nuk ka çuar për ndekje penale salheun e nul nokën apo hajdari hajdar ngelet.

    Përgjigju
  • LORA: 19/09/2019 10:06

    Besoj qe ky do te jete procesi i fundit ,teresisht i montuar , i llallerise dhe gjin-gjonerise,ne ngordhje prej reformimit qilizme ne drejtesi. Saimir Tahiri do te mbetet ne syte dhe vleresimin e shumices se shqiptarve ministri qe e beri funksional dhe te besueshen sherbimin e Policise se Shtetit,,,,,pas cerek-shekulli inkriminimi total.

    Përgjigju
    • Lorani: 19/09/2019 13:37

      Po po, me Milin e Partise te krijojne parti me vete duke kuajtur domino per 5 vjet minimumi aty do jete ahahahha

  • Vasil shanto: 18/09/2019 17:46

    Ska per te ardhe minister si ky, ky ka nje mbeshtetje te madhe te popullit i dha edi rames 18 deputet ne tiran.

    Përgjigju
    • Ukel: 19/09/2019 19:45

      Leku edhe 30 deputet kriminela.jo tahiri po hashashi ja dha

  • Populli: 18/09/2019 16:24

    Jo 8 vite denim por as 8 ore nuk meriton Saimir Tahiri te denohet,prokurori Hajdarmataj duhet te denohet qe pret ne zyren e Prokurorise se Krimeve te Renda nje person kriminel si Babalja,me c'fare statusi e pret ky nje drogaxhi,dhe ky eshte personi qe hetoi Tahirin,turpi per Hajdarmataj e jo Saimir Tahirin,qe ishte nje minister i shkelqyer qe i ktheu dinjitetin policeve te neperkembur.

    Përgjigju
    • Alb: 19/09/2019 16:39

      Bravo!! Te denohet hajdarmataj dhe cdo prokuror qe akuzon qeverine. Edhe gazetari gjerman te denohet per nxjerrjen e peegjimeve. Te kthehet urgjent ne pune ministri dhe policat. Dhe te behet cmos te lirohen kusherinjte e ministrit dhe te burgisen te gjithe projuroret!!

    • Azabi: 19/09/2019 10:59

      Ore hala se kuptoni qe jemi grop si vend me t gjithe njezit e ....po edhe ne si popull kush a ka bythen xet rrin e kush e ka bythen me lageshtire ankohen ose sbajn za se skam nga tja mbajn .....kshuqe mos mbro ankend qe t gjith per tu vrar jane per cdo gje qe ne ket shqiperi kajn shkaterru edhe kajn tall karin me te me rrenje e me katragjysha e sterkatragjysha

    • Ladi Lushnje: 18/09/2019 19:32

      Duhet te denohet prokurori pazarxhi Arens Cela, nipi i Aldo Bares. Eshte per te vene duart ne koke te lexoje pretencen kunder Saimirit ky njeri pa vlere si ky prokuror. Se shpejti do shkarkohet ne veting ky monster.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim