TIRANË - Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Gazmir Spahia është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Tiranës për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës". Spahiu ishte marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës pasi sipas organit të akuzës ai nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur një vendim gjykate, që kthente në punë dhe dëmshpërblente me disa milion lek inspektorin e shkarkuar Spiro Taba.
Gazmir Spahisë i është bërë thirrje disa herë nga ana e zyrës përmbarimore "Kumaraku", që të zbatonte vendimin e gjykatës, por nga ana tjetër ish-drejtori i përgjithshëm ka refuzuar në mënyrë të qëllimshme.
Ndërkohë që nga ana tjetër ka vijuar me ekzekutimet e vendimeve gjyqësore, jashtë radhe. Për pasojë ish-inspektori Spiro Taba, ka depozituar kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës, e cila pasi ka hetuar dosjen ka vendosur që çështjen ta dërgojë në gjykatë, duke marrë të pandehur ish-drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve Gazmir Spahia.
Në pretencën e saj, prokuroria kërkoi dënimin e Spahisë me 8 muaj burg, për akuzën e Shpërdorimit të detyrës, ndërkohë në fund gjykata e Tiranës ka dhënë pafajësi për ish-drejtorin e Tatimeve.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com