TIRANE- Numri i maturantëve mbetës këtë vit është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar, ndaj për këtë arsye Ministria e Arsimit ka menduar për kurse në shkollat e tyre gjatë stinës së verës me qëllim, që në sezonin e vjeshtës të marrin provimet me notë kaluese. Ky fakt është pohuar nga zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj e cila pohon se këta maturantë pavarësisht notës kaluese që mund të marrin në vjeshtë nuk do të kenë mundësi të ndjekin universitetet shtetërore.