Disa nga gjetjet kryesore të Raportit 2025 të Avokatit të Popullit janë numri i lartë i ankesave për Kadastrën, pritjet e gjata për vendimet gjyqësore, mbipopullimi i burgjeve, përfshirja e të miturve në protesta dhe pyetja e tyre pa praninë e prindërve.

"Numrin më të lartë të ankesave institucioni ynë e merr për Kadastrën. Qytetarët presin dëmshpërblim edhe për përmbytjet e vitit 2010. Qytetarët presin mesatarisht 4 vjet për një vendim gjyqësor. Burgjet janë të mbipopulluar. Shqetësues është trajtimi i të miturve në protesta. Ata janë pyetur në komisariate pa praninë e prindërve.  Shërbimet në administratë, janë bërë më të vështira prej digjitalizimit”, tha Endrit Shabani.


Lajmi kryesor:

Zjarri te pallati i ‘Arlis’, Endrit Shabani: Probleme me pushtetin vendor, kemi ngritur task forcë për sigurinë e shtëpive! Banorët të strehohen në banesa sociale