Numër rekord i fëmijëve të pashoqëruar të ndaluar në kufirin meksikan

Numër rekord i fëmijëve të pashoqëruar të ndaluar në kufirin meksikan

Foto ilustruese

Numri i fëmijëve që udhëtonin vetëm, të cilët u kapën në kufirin meksikan nga autoritetet amerikane të emigracionit, ka të ngjarë të ketë arritur maksimumin e të gjitha kohërave në korrik, dhe numri i njerëzve që hynë me familjet ka të ngjarë të ketë arritur rekordin dytë më të lartë, tha të hënën një zyrtar amerikan, duke cituar të dhënat paraprake të qeverisë.

Rritja e madhe e numrave nga muaji qershor ishte e habitshme, meqë kalimet zakonisht ngadalësohen gjatë vapës mbytëse, shpesh me pasoja fatale.

Autoritetet amerikane kapën më shumë se 19 mijë fëmijë të pashoqëruar në korrik, duke tejkaluar numrat e mëparshëm më të lartë që ishin regjistruar në muajin mars me 18 mijë e 877, tha David Shahoulian, ndihmës sekretar për politikat e kufirit dhe emigracionit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Numri i përgjithshëm në qershor ishte 15 mijë e 253.

Numri i personave që udhëtonin me familjet gjatë korrikut duket të jetë rreth 80 mijë tha zoti Shahoulian. Kjo është më e ultë nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 88 mijë e 857 që ishin regjistruar në maj të vitit 2019, por shumë më i latë se numri prej 55 mijë e 805 sa ishin në qershor.

Në përgjithësi, autoritetet amerikane ndaluan emigrantët rreth 210 mijë herë në kufi në muajin korrik, nga 188 mijë e 829 herë në qershor. Por, numrat nuk janë të krahasueshëm sepse shumë veta kalojnë në mënyrë të përsëritur për shkak të një ndalimi të lidhur me pandeminë që mundëson dëbimin menjëherë pa u dhënë atyre një shans për të kërkuar strehim.

Në sektorin e Luginës Rio Grande, "epiqendra e rritjes aktuale", agjentët ndaluan emigrantët rreth 78 mijë herë në korrik, tha Shahoulian, ndryshe nga 59 mije 380 herë në qershor dhe 51 mijë e 149 në muajin maj.

Njoftimet e qeverisë u publikuan gjatë një debati në gjykatë, disa orë pasi grupet për mbrojtjen e emigrantëve rifilluan një betejë ligjore për t'i dhënë fund autoritetit të qeverisë për të dëbuar familjet në kufi, me arsyetimin se parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Të hënën, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ripërtërinë kompetencat emergjente, të njohura si 'Titulli 42" dhe të emëruara sipas një ligji për shëndetin publik të vitit 1944. Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se do të vazhdojë të zbatojë mosdhënien e strehimit për të rriturit beqarë dhe familjet pavarësisht trysnisë në rritje nga grupet pro-emigracionit. Fëmijët e pashoqëruar janë të përjashtuar.

Numërimi përfundimtar i arrestimeve kufitare të korrikut nuk pritet për disa ditë, por numrat paraprakë zakonisht janë shumë të përafërt.. Gjatë 29 ditëve të para të korrikut, autoritetet hasën në një mesatare ditore prej 6,779 njerëzve, përfshirë 616 fëmijë të pashoqëruar dhe 2,583 të ardhur me familje, tha zoti Shahoulian./ Voa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë