Numërimi elektronik, PS: Testi
i parë dështoi, duhet testim i dytë

TIRANE - Testi i parë i sistemi elektronik të numërimit të votave që pritet të aplikohet në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 23 qershorit është tërësisht i dështuar.

Testi i parë i ketij sistemi u be në datën 13 prill ndërsa edhe vetë përfaqësuesit ligjorë të dy forcave kryesore politike kane shprehur me tone kritike për numrin e lartë të fletëve të kontestuara.

Në qarkun e Fierit do të ngrihen 10 ZAZ, të cilat do të kenë nga dy skanerë për çdo qendër numërimi.

Nënsekretari për çështjet zgjedhore në partinë socialiste Bled Çuçi ka shpjeguar se ky proces ka nisur me një sërë problemesh që në fillim nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duke arsyetuar më tej se dhe gjatë testimit sistemi ka shfaqur një sërë problematikash gjë që e bën jo funksional

Sipas Çuçit duhet patjetër një testim i dytë , kërkesë kjo që partia Socialiste e ka depozituar edhe në KQZ.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime