Numëruesi i tretë, Kolegji i jep të
drejtë LSI. PDIU e ndan me PR

Numëruesi i tretë, Kolegji i jep të<br />drejtë LSI. PDIU e ndan me PR
TIRANE-Kolegji Zgjedhor pranoi në seancën e sotme kërkesën e LSI-së për numëruesin e tretë në KZAZ, duke rrëzuar vendimin e KQZ.

Kolegji Zgjedhor, trupi gjykues i të cilit u kryesua nga Gjin Gjoni nisi sot paradite shqyrtimin e ankimimit të LSI për numëruesin e tretë.

Rreth mesditës, Kolegji pasi dëgjoi palet, pranoi kërkesën e LSI për numëruesin e tretë në KZAZ.

Ndërkohë që po sipas vendimit, numëruesi i katër që i takonte PR-së do të ndahet mes PR-së dhe PDIU-së. Vendimi është kundërshtuar nga PD dhe PR.

Manjani
Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtesise rikthehet si jurist i LSI. Pas shume kohe'i zhdukur' nga kamerat, Manjani u prezantua sot si avokati i LSI.

“Ishte një kthim në shtratin ligjor, shtrat nga ku KQZ kishte dalë. Fakt është që për caktimin e numëruesve në mënyrë arbitrare kishte dalë nga shtrati ligjor, sot e riktheu në shtratin ligjor. Jam shumë i lumtur, i kënaqur që arritëm të motivojmë kërkesën tonë për të kthyer në shtratin ligjor numërimin. Nuk është çështja se kush do t’i shqyejë votat, ligji e thotë qartë se partitë politike kanë barrë për të emëruar një numërues. Kam autorizim t’ju them edhe në emër të LSI-së se numëruesit që i takojnë LSI-së do bëjnë detyrën e tyre publike si garant të votës. Rrisni minutat nën mbikëqyrjen e punës së KQZ-së”, tha Manjani, në një deklarate per mediat.

Vendimi vjen pas shortit më 14 qershor, ku KQZ vendosi që numëruesi i tretë të caktohet me short mes LSI e PDIU ndërsa edhe Partia Republikane do të ketë numëruesin e saj, veç PS-së e PD-së.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige