Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për anëtarin e tretë të numëruesve në Grupet e Numërimit të Votave të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Sipas LSI vendimi i KQZ është bërë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, pasi PDIU duhet të llogaritet si opozitë. “Komisionet që administrojnë procesin zgjedhor krijohen duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 2013-ës.
Nisur nga përcaktimi i KQZ-së, që ka pranuar faktin se në zgjedhjet e 2013-ës PDIU ka rezultuar pjesë e koalicionit që i ka humbur zgjedhjet dhe si e tillë duhet të listohet tek partitë e opozitës parlamentare dhe duhet të marri pjesë në short për anëtarin e 4 të GNV-ve së bashku me PR” shkruhet ndër të tjera në padinë e LSI që u dërgua në Kolegj.
LSI kundërshton vendimin e KQZ, pasi pretendon se i takon kësaj force politike që ta ketë numëruesin e vetme në Grupet e Numërimit dhe jo ta ndajë me PDIU.
Nesër në orën 11:30 Kolegji Zgjedhor do të hedhë shortin për të përcaktuar trupën gjyqësore që do të shqyrtojë padinë e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Shorti i hedhur nga KQZ sot, përcaktoi ndarjen e anëtarit të tretë mes LSI dhe PDIU në grupet e numërimit të votave, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Numëruesi i fundit i papërcaktuar në grupet e numërimit të votave, në tavolinat me numër çift anëtarësh do t'i përkasë LSI-së. Ndërsa PDIU, do ketë anëtar të saj në tavolinat me numër tek.
Ky vendim i KQZ-së shkaktoi pakënaqësi te përfaqësuesi ligjor i LSI-së, ndërsa nuk pati pretendime nga e PDIU-së.
Si ndahet anëtarët në grupet e numërimit
Me vendimin e sotëm të KQZ, kompletohen me anëtarë grupet e numërimit të votave.
Nga e djathta, numëruesit do t'i përkasin PD-së e PR-së, ndërsa për të majtën, njëri numërues i përket PS-së, ndërsa numëruesi i dytë është ndarë mes PDIU dhe LSI.
Grupet numërimit:
PS - 1 numërues
PD - 1 numërues
PR - 1 numërues
LSI- 1 numërues në tavolinat me numër çift
PDIU- 1 numërues në tavolinat me numër tek

Padia e LSI në Kolegj
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com