Numri i ulët i aktiviteteve të PD
për fushatë rrezikoi me gjobë 7 TV

Numri i ulët i aktiviteteve të PD<br />për fushatë rrezikoi me gjobë 7 TV
Pasqyrimi i fushatës zgjedhore me një numër të vogël aktivitetesh të Partisë Demokratike krahasuar me Partinë Socialiste ka rrezikuar që të penalizojë me gjobë 7 televizione mes tyre edhe A1Report.

4 anëtarë  të Bordit të Monitorimit të Medias kërkuan masë administrative me gjobë në vlerën 1 milion e 500 mijë lekët të reja për operatorët që nuk kishin respektuar afatet kohore në transmetimet live mes dy forcave politike.

Por anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e rrëzuan kërtë kërkesë duke miratuar propozimin e kryetares së KQZ duke e kompensuar këtë me minuta shtesë për harkun kohor të tre ditëve.

Monitorimi është bërë për pesë ditë duke nisur nga data 22 maj 2015 deri më 27 maj 2015.

Televizioni A1Report ka transmetuar Live 411 minuta aktivitet PS dhe 110 minuta për PD, kjo për shkak të numrit të ulët të aktiviteteve të kësaj force politike.
Ndërkohë porsa i përket edicioneve informative, televizioni A1Report ka transmetuar 105.77 minuta për Partinë Demokratike dhe 83.48 minuta për Partinë Socialiste.

KQZ prezanton tre projekte të reja për mbështetje të procesit zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po në këtë mbledhje prezantoi 3 projekte në kuadër te zgjedhjeve të 21 qershorit . I pari ka të bëjë me pajisjen me kamera sigurie në ambientet e magazinave në Lundër ku administrohen materialet zgjedhore dhe dhe fletët e votimit . Projekti i dytë kishte të bënte me hartat zgjedhore me informacione të ndryshme në faqen e KQZ . Ndërsa projekti i tretë ka të bëjë me informacionin online mbi regjistrimin e listave shumë emërore dhe kandidatëve për kryetar.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara